Xhihadi Islamik: Siria ka të drejtë të mbrohet nga agresioni izraelit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i146128-xhihadi_islamik_siria_ka_të_drejtë_të_mbrohet_nga_agresioni_izraelit
Një anëtar i lartë i lëvizjes së Xhihadit Islamik Palestinez tha: Siria me çdo mjet ka të drejtë të mbrohet nga agresioni i regjimit sionist. 
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 02, 2023 21:16 Europe/Tirane
  • Xhihadi Islamik: Siria ka të drejtë të mbrohet nga agresioni izraelit

Një anëtar i lartë i lëvizjes së Xhihadit Islamik Palestinez tha: Siria me çdo mjet ka të drejtë të mbrohet nga agresioni i regjimit sionist. 

Ali Abu Shaheen të dielën shtoi: Përpjekja për të ndryshuar rregullat e konfliktit me bombardimet e njëpasnjëshme në Siri e ka bërë regjimin sionist të bëjë një llogaritje të gabuar të cilin mund ta detyrojë të paguajë çmimin në çdo moment, sepse boshti i rezistencës dhe Siria në vitet e fundit kanë bërë ndryshime të mëdha dhe të rëndësishme në ekuacionet rajonale.  Ai shtoi:  Agresioni ndaj Sirisë kryhet në kuadër të largimit nga problemet e frontit të brendshëm të regjimit sionist dhe dërrmimit të fuqisë parandaluese të ushtrisë pushtuese në betejat e fundit.  Armiku sionist po përpiqet të rivendosë këtë fuqi parandaluese.  Anëtari i zyrës politike të lëvizjes së Xhihadit Islamik Palestinez deklaroi se rajoni nuk do të shohë siguri dhe stabilitet derisa të mos shkatërrohet regjimi sionist dhe derisa ai të dëbohet nga tokat e uzurpuara dhe bëri thirrje për mobilizimin e të gjitha forcave dhe grupeve për të formuar një front të gjerë në vendet arabe dhe islamike në mbështetje të rezistencës dhe përballjes me çdo agresion të regjimit sionist. Burimet e lajmeve mëngjesin e sotëm raportuan se një shpërthim i tmerrshëm është dëgjuar në qiellin e Homsit në veriperëndim të Sirisë.