Izraeli shfrytëzon trazirat në Francë dhe djegien e Kuranit në Suedi
(last modified Tue, 04 Jul 2023 19:57:07 GMT )
Korrik 04, 2023 21:57 Europe/Tirane
  • Izraeli shfrytëzon trazirat në Francë dhe djegien e Kuranit në Suedi

Ushtria sioniste që nga mëngjesi i së hënës ka nisur një sulm masiv në qytetin dhe kampin e Jeninit. 

Në këtë operacion kanë marrë pjesë 150 automjete të blinduara, 1000 forca speciale, forca të ushtrisë dhe inteligjencës, policia dhe policia kufitare. Të martën, për të dytën ditë radhazi, avonët luftarakë të regjimit sionist bombarduan zonat në kampin e qytetit Jenin që ndodhet në Bregun Perëndimor. Ky agresion ka lënë të paktën 10 dëshmorë, më shumë se 100 të plagosur dhe 3000 të zhvendosur dhe numri i dëshmorëve, të plagosurve dhe të zhvendosurve do të rritet me vazhdimin e sulmeve. Aktivistët e medias transmetojnë skena të dhimbshme që tregojnë elementë terroristë izraelitë që sulmojnë familjet palestineze duke përdorur bomba gazi dhe gaz lotsjellës dhe duke i detyruar ata të largohen nga shtëpitë e tyre në kampin Jenin. Sipas Mohammad Jararshahr, kryetarit të bashkisë së Jeninit, ushtria sioniste ka shkatërruar qëllimisht shtëpitë e palestinezëve në kampin Jenin dhe ka zhvendosur një numër të madh banorësh të kësaj zone. Zyrtarë të komunës së Jeninit theksuan se forcat sioniste kanë dështuar në përballjen me forcat e rezistencës së Jeninit dhe për këtë arsye janë drejtuar në vrasjen, shkatërrimin e shtëpive dhe shkatërrimin e infrastrukturës së kësaj zone. Ata nuk kanë dijeni për zonat ku janë vendosur forcat e rezistencës, ndaj kanë nisur të shkatërrojnë rrjetet e energjisë elektrike, çisternat dhe depozitat e ujit në çatitë e shtëpive.  Ushtria sioniste po pengon që nevojat elementare të arrijnë për 19 mijë palestinezë në këtë zonë, ku ka shumë të sëmurë dhe të moshuar. Stafi i Mjekëve pa Kufij në Jenin ekspozoi gënjeshtrat e pretendimeve të zyrtarëve sionistë se ushtarët e tyre synojnë vetëm grupet ushtarake në kampin Jenin. Yovana Arsenevich, koordinatorja në terren e Mjekëve pa Kufij, tha:  Buldozerët ushtarakë shkatërruan rrugët që të çonin në kampin Jenin; Kjo është një masë që pengon ambulancat të hyjnë për të trajtuar pacientët. Pavarësisht pranisë së pacientëve të shumtë në kamp, ​​të gjitha rrugët që të çojnë në të janë të mbyllura dhe autoambulancat po përballen me probleme, ndërsa pacientët kanë nevojë të madhe për kujdes shëndetësor dhe trajtim.  Sipas drejtorit të Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, situata humanitare në këtë kamp është shumë e rëndë dhe banorët e Jeninit kanë nevojë për ilaçe, ujë dhe ushqime, por pushtuesit pengojnë aktivitetin e bluzave të bardha dhe forcave të Gjysmëhënës së Kuqe. Një numër gazetarësh që raportonin ngjarjet e kampit Jenin kanë raportuar se ushtarët izraelitë qëlluan në vendndodhjen e tyre duke përdorur plumba lufte. Sulmi aktual në kampin e refugjatëve Jenin është sulmi më i madh i ushtrisë izraelite në këtë kamp që nga viti 2002 dhe në të njëjtën kohë me intifadën e dytë palestineze. Në prill të vitit 2002, Izraeli filloi një operacion të quajtur "Muri mbrojtës" kundër kampit Jenin, në të cilin 455 shtëpi u shkatërruan plotësisht dhe 800 shtëpi u shkatërruan pjesërisht, dhe 58 banorë të kampit, shumica e të cilëve nuk ishin anëtarë të rezistencës, u martirizuan. Nga ana tjetër, gjatë këtij operacioni u vranë edhe 50 ushtarë izraelitë dhe me dhjetëra u plagosën. Prandaj, sulmi në shkallë të gjerë i ushtrisë sioniste në Jenin nuk është i ri dhe ka ndodhur shumë herë në të kaluarën, por ajo që ka ndryshuar tani në njërën anë është rritja e forcës dhe fuqisë mbrojtëse të grupeve të rezistencës në Palestinë dhe nga ana tjetër është rritja e lidhjes dhe solidaritetit mes palëve të boshtit të rezistencës në rajon. Kjo nënkupton se nëse grupet e rezistencës vendosin të ndërhyjnë, të gjitha llogaritjet e këtij regjimi ashtu si në të kaluarën do të neutralizohen.  Një pikë tjetër që të bie në sy është simetria e operacionit aktual të ushtrisë sioniste në Jenin me trazirat në Francë dhe djegien e Kuranit në Suedi, gjë që tregon se ky regjim ka shfrytëzuar maksimalisht hapësirën e shkaktuar nga këto ngjarje për të kryer operacionin në Jenin, e cila në një farë mënyre shpalos rolin e këtij regjimi në këto ngjarje.

Tags