Protesta e njëzet e shtatë kundër Netanyahut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i146354-protesta_e_njëzet_e_shtatë_kundër_netanyahut
Banorët e territoreve të pushtuara demonstruan të shtunën për të 27-javë radhazi kundër kryeministrit të regjimit sionist Benjamin Netanyahu dhe planit të tij të reformës në drejtësi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 09, 2023 06:19 Europe/Tirane
  • Protesta e njëzet e shtatë kundër Netanyahut

Banorët e territoreve të pushtuara demonstruan të shtunën për të 27-javë radhazi kundër kryeministrit të regjimit sionist Benjamin Netanyahu dhe planit të tij të reformës në drejtësi.

Sipas IRNA, mijëra kolonë sionistë në Tel Aviv dhe dhjetëra qytete dhe fshatra të vendosura në Palestinën e pushtuar, duke dalë në rrugë, theksuan edhe një herë kundërshtimin e tyre ndaj planeve të qeverisë Netanjahu për të reformuar sistemin gjyqësor izraelit. Netanjahu ka propozuar një plan për të reduktuar fuqinë e gjyqësorit në Palestinën e pushtuar. Plani i tij përfshin propozime për të kufizuar fuqinë e Gjykatës së Lartë të regjimit sionist. Protestuesit thonë se Netanjahu duke dobësuar gjyqësorin po përpiqet të mbrohet nga akuzat për korrupsion.  Sipas këtyre protestuesve, reformat e propozuara nga Netanjahu mund ta bëjnë më të lehtë shmangien e ndjekjes penale kundër tij në rastet e korrupsionit. Gjatë mandatit të tij si kryeministër, Netanjahu është përballur me akuza të shumta korrupsioni, duke përfshirë ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit publik. Liderët e protestuesve në fjalimet e tyre njoftuan se nëse reformat miratohen qoftë edhe pjesërisht, e marta e ardhshme do të jetë dita e gjykimit të Izraelit dhe përveç demonstratave, rrethimit të qendrave të rëndësishme, Izraeli do të mbyllet dhe do të jetë dëshmitar i një valë të gjerë trazirash. Parlamenti i Izraelit javën e ardhshme pritet të mbajë të parën seancë nga tre votimet mbi projektligjin e ri për të ndryshuar ligjet gjyqësore, i cili do të kufizojë disa nga kompetencat e Gjykatës së Lartë për të hapur procese gjykimit kundër vendimeve të qeverisë, ministrave dhe zyrtarëve të zgjedhur. Kundërshtarët e Netanjahut thonë se masa është një tjetër hap i rrezikshëm drejt kufizimit të pavarësisë së gjyqësorit, e cila Gjykatën e Lartë ua dorëzon përfundimisht politikanëve dhe hap derën për korrupsionin.