Qindra ushtarë rezervë të regjimit sionist kërcënuan të largoheshin nga shërbimi
Me qindra ushtarë rezervë të regjimit sionist kërcënuan se do të tërhiqen nga ushtria nëse kabineti i këtij regjimi nuk ndalon planin e reformës në drejtësi.
Agjencia e Lajmeve Mizan njofton se një grup prej 420 rezervistësh të ushtrisë sioniste në një letër drejtuar Yoav Gallant, ministrit të Luftës së regjimit sionist, njoftuan vendimin e tyre për tu larguar nga detyra si rezervë vullnetare. Ky veprim thuhet se është një reagim ndaj vendimit të kabinetit të Netanjahut për të rifilluar planin e reformës në drejtësi. Forcat rezervë të regjimit sionist kanë thënë se do të qëndrojnë në shtëpi për sa kohë që kabineti i Netanjahut të vazhdojë të avancojë planin e reformës në drejtësi. Më herët qindra ushtarë rezervë të regjimit sionist kishin nënshkruar një peticion për të paralajmëruar kryeministrin e këtij regjimi për pasojat e miratimit të planit të diskutueshëm të reformës në drejtësi. Netanjahu ka propozuar një plan për të reduktuar fuqinë e gjyqësorit në Palestinën e pushtuar. Plani i tij përfshin propozime për të kufizuar fuqinë e Gjykatës së Lartë të regjimit sionist. Ai dhe mbështetësit e këtij plani argumentojnë se gjyqësori ka shumë pushtet dhe ndërhyn në funksionimin e pushtetit ekzekutiv. Megjithatë, propozimi i këtyre reformave ka shkaktuar protesta masive kundër saj në qytetet e mëdha të Palestinës së pushtuar.