Netanjahu kundërshton shtyrjen e projektligjit për ndryshimet gjyqësore
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i146432-netanjahu_kundërshton_shtyrjen_e_projektligjit_për_ndryshimet_gjyqësore
Mediat sioniste raportuan për kundërshtimin e kryeministrit të regjimit sionist për shtyrjen e projektligjit për ndryshimet gjyqësore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 11, 2023 05:56 Europe/Tirane
  • Netanjahu kundërshton shtyrjen e projektligjit për ndryshimet gjyqësore

Mediat sioniste raportuan për kundërshtimin e kryeministrit të regjimit sionist për shtyrjen e projektligjit për ndryshimet gjyqësore.

Sipas agjencisë së lajmeve Palestine Today, rrjeti izraelit Kan të martën se njoftoi kryeministri izraelit Beniamin Netanjahu kundërshtoi kërkesën e presidentit izraelit Isaac Herzog për të vonuar miratimin dhe zbatimin e projektligjit të ndryshimeve gjyqësore dhe këmbënguli në zbatimin e tij. Nga ana tjetër, zyrtarë të lartë të koalicionit të kabinetit sionist kërcënuan se nëse procesi i miratimit dhe zbatimit të projektligjit për ndryshimet gjyqësore ndërpritet sërish, kabineti i Netanjahut do të bjerë. Të hënën, në të njëjtën kohë kur zhvillohej seanca e Knessetit (Parlamenti) për shqyrtimin e një pjese të projektligjit të diskutueshëm për ndryshimet në drejtësi, burime të lajmeve raportuan se disa protestues kanë hyrë në ndërtesën e kuvendit. Protestuesit e planit të reformës në drejtësi të kryeministrit izraelit Netanjahu demonstruan para hyrjeve të Knesset por ata ndeshën në reagimin e ashpër të  forcave të sigurisë. Kabineti qeverisës i regjimit sionist planifikon të miratojë projektligjin e ndryshimeve gjyqësore përpara pushimeve verore të Knesset në fund të korrikut. Përpjekja e kabinetit qeverisës të regjimit sionist për të dominuar sistemin gjyqësor të këtij regjimi dhe rezistenca e koalicionit opozitar në Knesset, ka intensifikuar përçarjen politike në këtë regjim.