Lapid: Kabineti i Netanjahut po largohet
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i146446-lapid_kabineti_i_netanjahut_po_largohet
Kreu i koalicionit opozitar në Knesset (Parlament) të regjimit sionist tha se miratimi i projektligjit për ndryshimet gjyqësore do të shënojë fundin e kabinetit të Beniamin Netanyahut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 11, 2023 17:23 Europe/Tirane
  • Lapid: Kabineti i Netanjahut po largohet

Kreu i koalicionit opozitar në Knesset (Parlament) të regjimit sionist tha se miratimi i projektligjit për ndryshimet gjyqësore do të shënojë fundin e kabinetit të Beniamin Netanyahut.

Knesset (Parlamenti) i regjimit sionist në fazën e parë shqyrtoi dhe miratoi të hënën draftin për uljen e kompetencave të Gjykatës së Lartë të këtij regjimi. Yair Lapid, ish-kryeministri i regjimit sionist, kritikoi miratimin e fazës së parë të projektligjit për ndryshimet gjyqësore dhe tha: Mësimi që na jep miratimi i këtij projektligji është se ekstremistët nuk mendojnë për pasojat e veprimeve të tyre dhe dëmin që këto veprime u bëjnë jetës së izraelitëve. Lapid shtoi, Një kabinet që është kaq indiferent ndaj interesave të izraelitëve nuk do të zgjasë. Ish-kryeministri i regjimit sionist e quajti projektligjin e ndryshimeve gjyqësore shkaktar të rëndimit të dobësisë, varfërisë, izolimit dhe përçarjes në këtë regjim. Ditën e sotme, protestuesit e projektligjit të ndryshimeve në drejtësi kanë kampuar në rrugë dhe kanë bllokuar kryqëzimet, duke bllokuar kalimin e makinave.