8 palestinezë plagosen në sulmin sionist në Nablus
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i146520-8_palestinezë_plagosen_në_sulmin_sionist_në_nablus
Burimet e lajmeve raportuan se disa palestinezë u plagosën pas një sulmi brutal të regjimit sionist në një qytet në veriperëndim të Nablusit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 14, 2023 05:43 Europe/Tirane
  • 8 palestinezë plagosen në sulmin sionist në Nablus

Burimet e lajmeve raportuan se disa palestinezë u plagosën pas një sulmi brutal të regjimit sionist në një qytet në veriperëndim të Nablusit.

Sipas rrjetit Palestine Today, forcat sioniste sulmuan qytetin “Sebastia” në veriperëndim të provincës Nablus në Bregun Perëndimor, duke rrahur banorët dhe duke hedhur gaz lotsjellës ndaj tyre. Në këto përleshje, tetë palestinezë u plagosën dhe u helmuan pasi thithën gaz lotsjellës. Vendbanimi Sebastia sulmohet vazhdimisht nga ushtarët e regjimit pushtues dhe kolonët radikalë të tij dhe sionistët përpiqen të kontrollojnë dhe mbyllin zonën e rëndësishme antike në këtë vendbanim. Të enjten, forcat sioniste sulmuan qytetin Avarta, që ndodhet në jug të Nablusit dhe u përleshën me të rinjtë palestinezë. Kushtet e këtyre ditëve në territoret e pushtuara, veçanërisht në Bregun Perëndimor, janë shumë të veçanta dhe luftëtarët palestinezë po u përgjigjen me çdo mjet krimeve të panumërta të sionistëve dhe kjo ka krijuar kushte të veçanta për sionistët uzurpues.