250 roje rezervë të regjimit sionist refuzojnë të shërbejnë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i146564-250_roje_rezervë_të_regjimit_sionist_refuzojnë_të_shërbejnë
250 roje rezervë të regjimit sionist paralajmëruan se do të refuzojnë të shërbejnë nëse veprimet e qeverisë për ndryshime gjyqësore vazhdojnë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 15, 2023 10:34 Europe/Tirane
  • 250 roje rezervë të regjimit sionist refuzojnë të shërbejnë

250 roje rezervë të regjimit sionist paralajmëruan se do të refuzojnë të shërbejnë nëse veprimet e qeverisë për ndryshime gjyqësore vazhdojnë.

Kabineti qeverisës i regjimit sionist planifikon të miratojë projektligjin e ndryshimeve gjyqësore përpara fillimit të pushimeve verore të Knesset (Parlamenti i regjimit sionist) në fund të korrikut. Përpjekjet e kabinetit të regjimit sionist për të dominuar sistemin gjyqësor të këtij regjimi dhe rezistenca e koalicionit opozitar në Knesset, kanë intensifikuar protestat dhe përçarjen politike në këtë regjim. Sipas Agjencisë së Lajmeve Sama në Palestine, Kanali 12 i TV të regjimit sionist raportoi se 250 forca rezervë të njësisë "Sairt Matkal" (njësia roje e Shtabit të Përgjithshëm të regjimit sionist) informuan komandantët e kësaj njësie, se nëse plani i kabinetit të kryeministrit “Benjamin Netanyahu” të këtij regjimi për ndryshimet në drejtësi vazhdojnë, ata nuk do të dalin më vullnetarë për shërbim. Sipas raportit të rrjetit sionist Kan, 106 ushtarë, pilotë dhe oficerë rezervë të Forcave Ajrore gjithashtu njoftuan se do të refuzojnë të marrin pjesë në stërvitjet ushtarake, duke marrë parasysh përpjekjet e kabinetit të qeverisë sioniste për të bërë ndryshime gjyqësore. Mediat e regjimit sionist raportuan të mërkurën e kaluar se rreth 500 pilotë dhe oficerë rezervë të ushtrisë po planifikojnë të pezullojnë aktivitetet e tyre në shenjë proteste kundër projektligjit për ndryshimet gjyqësore. Pas këtij veprimi, Shefi i Shtabit të Ushtrisë Sioniste, Herzi Halevi, theksoi se dorëheqja e qindra pilotëve nga Forca Ajrore do të shkaktojë dëme serioze dhe reale në performancën e kësaj force. Duhet theksuar se liderët e grupeve opozitare në regjimin sionist besojnë se qëllimi i projektligjit të ndryshimeve gjyqësore të kabinetit Netanyahu është dobësimi i sistemit gjyqësor të këtij regjimi dhe përpjekja e Netanyahut për të penguar gjykimin e tij për shkak të tre rasteve korrupsioni dhe ryshfeti dhe ata besojnë se këto veprime të kabinetit do ta bëjnë regjimin sionist që do të futet në konflikt dhe luftë civile dhe kolaps gradual.