Iraku proteston përpara ambasadës amerikane në Bagdad
Qindra irakianë demonstruan përpara ambasadës amerikane në Bagdad në reagim ndaj ndërhyrjes amerikane në çështjet e Irakut.
Elina Romanoski, ambasadorja amerikane në Bagdad, cenon unitetin dhe integritetin territorial të Irakut dhe pavarësinë politike, të sigurisë dhe ekonomike të këtij vendi, ndërhyn në të gjitha punët e Irakut, për rrymën, ujin, gratë dhe çdo gjë tjetër, shkruan një qytetar irakian në Twitter. Sipas raportit të agjencisë së lajmeve Fars International Group, qindra irakianë kanë brohoritur parulla në reagim ndaj ndërhyrjeve të ambasadores amerikane në Irak, Elina Romanoski dhe ndërhyrjes së saj në punët e brendshme vendit. Pjesëmarrësit në demonstratë kanë brohoritur edhe slogane antiamerikane dhe kanë shprehur zemërimin e tyre për ndërhyrjen e këtij vendi në punët e Irakut, duke kufizuar dhe penguar përparimin e vendit, veçanërisht në çështjen e energjisë elektrike dhe shërbimeve të tjera. Në prag të fillimit të kësaj demonstrate janë mbyllur dyert e hyrjes në zonën e gjelbër të Bagdadit dhe gjithashtu janë vendosur rreth 3 mijë forca sigurie për të parandaluar hyrjen e mundshme të protestuesve në zonën e gjelbër. Më herët, disa parti dhe grupe irakiane kanë paralajmëruar për ndërhyrjen e SHBA-së në punët e Irakut, veçanërisht për ndërhyrjen e ambasadores amerikane Elina Romanoski.