Përhapja e krizës nga shoqëria izraelite tek kabineti i Netanjahut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i146646-përhapja_e_krizës_nga_shoqëria_izraelite_tek_kabineti_i_netanjahut
Lajmet nga territoret e pushtuara tregojnë se kriza është përhapur nga komunitetit i gjerë i shoqërisë, brenda në kabinetin e Netanjahut.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 18, 2023 20:27 Europe/Tirane
  • Përhapja e krizës nga shoqëria izraelite tek kabineti i Netanjahut

Lajmet nga territoret e pushtuara tregojnë se kriza është përhapur nga komunitetit i gjerë i shoqërisë, brenda në kabinetin e Netanjahut.

Kanali 7 i televizionit të regjimit sionist raportoi se mbledhja e kabinetit të regjimit sionist, e cila u shty nga e diela për të hënën për shkak të sëmundjes së Netanjahut, u shoqërua me një konflikt mes dy ministrave të këtij kabineti. Sipas këtij raporti, ministri i Sigurisë së Brendshme të regjimit sionist, Itmar Ben Guer dhe ministri i luftës, Yoav Galant, janë përplasur me njëri-tjetrin për dhënien e urdhrave të ndalimit të kujdesshëm të palestinezëve. Kanë kaluar rreth 7 muaj nga fillimi i kabinetit të Beniamin Netanjahut. Ky është një kabinet i zhytur në krizë gjatë gjithë kësaj periudhe. Rrënja e kësaj krize është ekstremizmi dhe racizmi i kabinetit. Në këtë kabinet ka njerëz që nga njëra anë nuk kanë përvojë diplomatike dhe nga ana tjetër kanë dosje në sistemin gjyqësor izraelit për shkak të sjelljeve të dhunshme dhe zënkave në rrugë. Rrjedhimisht, që nga fillimi i punës së kabinetit në janarin e kaluar, veprimi më i rëndësishëm i këtij kabineti në rrafshin e brendshëm ishte plani për reformimin e sistemit gjyqësor dhe në atë të jashtëm, luftërat e përsëritura dhe të njëpasnjëshme kundër palestinezëve.  Plani për reformimin e sistemit gjyqësor, i cili çon në rritjen e kompetencave juridike të kabinetit dhe dobësimin e sistemit gjyqësor, ka krijuar terrenin që dhjetëra mijëra njerëz të dalin për të protestuar kundër kabinetit të Netanjahut për 28 javë rresht. Vazhdimi i demonstratave popullore në territoret e pushtuara shkaktoi mosmarrëveshje serioze edhe brenda kabinetit.  Pak kohë më parë, Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit pushtues të Kodsit, shkarkoi Yoav Galant, ministrin e luftës të këtij regjimi, për shkak të kundërshtimit të tij ndaj planit të reformës në drejtësi, por me mbështetjen e një numri gjeneralësh të lartë të regjimit sionist dhe pas paralajmërimeve që i dhënë Netanjahut për pasojat e këtij veprimi, e Galant u kthye pozicionin e tij. Tani, për herë të dytë, janë bërë publike të tjera dallime të brendshme të kabinetit. Itmar Ben Guer, ministri i linjës së ashpër të Sigurisë së Brendshme dhe Yoav Galant, ministri i luftës i regjimit, u përplasën në mbledhjen e djeshme të kabinetit.  Arsyeja kryesore e këtij konflikti është mosbesimi i dy ministrave të kabinetit.  Galant beson se Ben Guer dhe ndjekësit e tij sulmojnë Ministrinë e Luftës dhe Shabak dhe po përdorin një politikë armiqësore kundër tyre. Ben Guer me pretekstin e rritjes së krimit kërkon që Ministria e Luftës së regjimit sionist të vendosë në paraburgim parandalues çdo palestinez, pavarësisht se ku jeton në Palestinën e pushtuar, madje edhe palestinezët që kanë jetuar në territoret e pushtuara të vitit 1948​​. Gjatë arrestimit të palestinezëve, ministria e luftës e regjimit dhe Shabak kanë arrestuar edhe një numër sionistësh për shkak të sjelljeve të dhunshme ndaj këtyre dy institucioneve dhe kjo ka shkaktuar edhe zemërimin e Ben Guer. Ky i fundit, i cili ishte jashtëzakonisht i zemëruar me arrestimin e një numri sionistësh, në mbledhjen e djeshme të kabinetit tha: Ata që u vunë zjarrin disa makinave ose shkruan disa parulla në mur nuk mund të krahasohen me palestinezët. Galanti u përgjigj: Ne arrestuam ata persona që  në duar kishin me dhjetëra litra benzinë. Në përgjigje, Ben Guer tha: Shpresoj që inteligjenca juaj kundrejt arabëve të jetë më e mirë se ajo që tregoni për armiqësinë tuaj kundër hebrenjve. Sipas mediave sioniste, konflikti verbal mes dy ministrave u përshkallëzua aq shumë saqë Netanjahu dhe disa ministra u detyruan të ndërhynin në këtë mosmarrëveshje dhe të përpiqeshin të qetësonin të dyja palët. Kjo situatë tregon qartazi se kabineti i Netanjahut nuk po përballet vetëm me krizën e protestave të brendshme, por edhe me konflikte dhe mosbesim brenda kabinetit, që është kabineti më i brishtë i regjimit sionist se kurrë më parë.