Konsensusi mysliman kundër fyerjes së Kuranit në Suedi
(last modified Sun, 23 Jul 2023 07:09:55 GMT )
Korrik 23, 2023 09:09 Europe/Tirane
  • Konsensusi mysliman kundër fyerjes së Kuranit në Suedi

Popujt mysliman të vendeve të ndryshme, duke përfshirë Iranin, Irakun, Libanin dhe Nigerinë, duke mbajtur demonstrata dënuan fyerjen e Kuranit të Shenjtë në Suedi.

Në 10 ditët e fundit fyerjet ndaj simboleve të shenjta islame në vendet evropiane janë bërë më të theksuara. Suedia dhe Danimarka lëshuan edhe një herë lejen për të fyer Kuranin e Shenjtë. Për herë të dytë brenda një jave, të enjten e kaluar, elementë të caktuar në Suedi fyen Kuranin e Shenjtë me dritën jeshile të policisë së këtij vendi. Dje një grup i ekstremit të djathtë në Danimarkë dogji një kopje të Kuranit para ambasadës së Irakut në Kopenhagë. Përdhosja e Kuranit të Shenjtë në Suedi dhe Danimarkë tregon se qeveritë evropiane, pavarësisht se në politikën e tyre deklarative pretendojnë se nuk e mbështesin fyerjen e Kuranit, në fakt ata e mbështesin këtë veprim të paligjshëm dhe fyes. Qeveritë evropiane, duke vëzhguar zemërimin e myslimanëve në vende të ndryshme islame, në vend që të ballafaqohen me ofenduesit ndaj shenjtërive fetare të myslimanëve, ato ofrojnë kushtet për vazhdimin e këtij veprimi. Ndërsa këto vende e justifikojnë fyerjen e Kuranit duke pretenduar për lirinë e fjalës, ato kundërshtojnë mbajtjen e hixhabit në shkolla dhe pyetjet rreth Holokaustit dhe në këto raste liria e fjalës nuk ka asnjë kuptim. Ky veprim i qeverive evropiane dhe i atyre që sulmojnë Kuranin Famëlartë ka shkaktuar një reagim të gjerë në vendet islame. Pas sulmit ndaj ambasadës suedeze, protestuesit irakianë sulmuan edhe ambasadën daneze në Bagdad. Pas kësaj Diplomatët dhe punonjësit e ambasadës suedeze u dëbuan nga Iraku. Ministria e Punëve të Jashtme të Irakut bëri thirrje për ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtar për t'u marrë me fyerjen e Kuranit të Shenjtë, veprim të cilin e quajti një "ngjarje të neveritshme". Demonstrata publike kundër fyerjes së Kuranit u mbajtën edhe në Liban dhe Nigeri dhe protestuesit kërkuan dëbimin e ambasadorit suedez në këto vende. Qytete të ndryshme të Iranit gjithashtu organizuan demonstrata duke dënuar fyerjet kundër Kuranit të Shenjtë dhe duke theksuar nevojën për t'u përballur me qeveritë që lejojnë fyerjet ndaj librit të shenjtë të myslimanëve. Lidhur me këtë, Hussein Amir Abdollahian, ministër i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, gjithashtu njoftoi se Irani nuk do ta pranojë ambasadorin e ri të Suedisë dhe se ambasadori i ri i Iranit nuk do të dërgohet në Stokholm. Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jordania gjithashtu thirrën ambasadorin suedez. Mediat libaneze për këtë rast kërkuan dëbimin e ambasadorit suedez. Turqia nga ana e saj lëshoi ​​një urdhër arresti për ata që ofenduan Kuranin Famëlartë. Pa dyshim, humbësit e mëdhenj në përballjen me Islamin, janë qeveritë evropiane dhe Kombet e Bashkuara. Bota islame ka kapacitete të larta në fusha të ndryshme, veçanërisht në ekonomi dhe zgjerimi i hendekut midis vendeve islame dhe vendeve evropiane mund t'i privojë ato nga këto kapacitete, edhe pse reagimet e gjera të njerëzve në vendet islame tregojnë kërkesën e tyre për ndërprerjen e marrëdhënieve me vende si Suedia dhe Danimarka. Në anën tjetër, Kombet e Bashkuara, në të cilat shumica e traktateve të së drejtës ndërkombëtare janë përpiluar dhe miratuar nën menaxhimin dhe mbikëqyrjen e kësaj organizate, nuk kanë mbajtur qëndrim të fortë kundër fyerjes së Kuranit Famëlartë dhe me këtë mosveprim kanë vënë në pikëpyetje pozicionin e saj si dhe traktatet e së drejtës ndërkombëtare.

Tags