Operacion zemre i Netanjahut për të vendosur një bateri
Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist, iu nënshtrua një operacioni për instalimin e një stimuluesi artificial të zemrës.
Sipas Guardian, kryeministri izraelit Beniamin Netanjahu të dielën në mëngjes iu nënshtrua një operacioni për shkak të një gjendjeje të paqëndrueshme të zemrës. Thuhet se ekipi kirurgjik i kryeministrit izraelit në trupin e tij ka futur një stimulues kardiak. Ekipi mjekësor ka bërë të ditur se pas këtij operacioni gjendja e Netanjahut është e kënaqshme. Spekulimet për shëndetin fizik të Netanjahut u intensifikuan pasi kryeministri izraelit javën e kaluar ra në tokë për shkak të humbjes së ekuilibrit në shtëpinë e tij dhe u dërgua në spital. Kryeministri izraelit iu nënshtrua një operacioni ndërsa qindra mijëra njerëz protestuan në Tel Avivi kundër reformës së Netanjahut në drejtësi. Dhjetëra mijëra ushtarë rezervë të ushtrisë gjithashtu njoftuan se kanë refuzuar shërbimin ushtarak dhe iu bashkuan pilotëve protestues. Kabineti qeverisës i regjimit sionist planifikon të miratojë projektligjin e ndryshimeve gjyqësore përpara fillimit të pushimeve verore të Knesset në fund të korrikut.