Shpërthim i madh pranë fabrikës së industrisë ushtarake izraelite në Haifa
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i146836-shpërthim_i_madh_pranë_fabrikës_së_industrisë_ushtarake_izraelite_në_haifa
Mediat sioniste raportuan për ndodhjen e një shpërthimi të fortë pranë fabrikës së industrisë ushtarake “Rafael” të regjimit sionist në qytetin Haifa.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 24, 2023 13:04 Europe/Tirane
  • Shpërthim i madh pranë fabrikës së industrisë ushtarake izraelite në Haifa

Mediat sioniste raportuan për ndodhjen e një shpërthimi të fortë pranë fabrikës së industrisë ushtarake “Rafael” të regjimit sionist në qytetin Haifa.

Sipas raportit të rrjetit sionist i24 News, një shpërthim i fortë ka ndodhur në zonën “Kariat” pranë fabrikës së industrisë ushtarake “Rafael” në qytetin Haifa në veri të territoreve të pushtuara.

Kompania "Rafael" në një deklaratë për media pretendoi se shpërthimi ishte rezultat i një testi ushtarak të planifikuar paraprakisht!

Ky rrjet sionist nuk ka publikuar më shumë detaje për këtë.

"Rafael" është një nga kompanitë më të famshme të regjimit sionist, e cila fokusohet në prodhimin e pajisjeve të avancuara të luftës, duke përfshirë të gjitha llojet e raketave.