Udhëheqësi i rrezikshëm i ISIS u arrestua në Bagdad
Burime irakiane bënë të ditur se një lider i rrezikshëm i ISIS-it është arrestuar në Bagdad, kryeqyteti i këtij vendi.
Organizata e Inteligjencës irakiane lëshoi një deklaratë ku njoftoi arrestimin e “Abu Harith Baghdad”, kreut të departamentit “Kadisiyah” në organizatën terroriste ISIS. Në deklaratën e Organizatës së Inteligjencës irakiane thuhet: Terroristi i kërkuar i quajtur Abu Harith Bagdad, me nofkën Muthni Muhammad Jabar Ifrit, i cili ishte një nga liderët e ISIS-it, u kap në një pritë 10-orëshe të enjten dhe u dorëzua tek autoritetet ligjore. Duhet të theksohet se mbetjet e ISIS janë ende aktive në Bagdad, Salahedin, Dijala, Kirkuk, Nineveh, Anbar dhe zona të tjera, dhe forcat irakiane të sigurisë po kërkojnë të pastrojnë dhe ndjekin mbetjet e ISIS dhe elementëve të tij të arratisur në të gjithë vendin.