Mahmud Abbas bëri thirrje për unitetin e grupeve palestineze kundër pushtimit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i147060-mahmud_abbas_bëri_thirrje_për_unitetin_e_grupeve_palestineze_kundër_pushtimit
Kreu i Autoritetit Palestinez njoftoi se për të arritur kauzën palestineze, duhet t'i jepet fund ndasive dhe të luftohet pushtimi me unitet.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 31, 2023 09:12 Europe/Tirane
  • Mahmud Abbas bëri thirrje për unitetin e grupeve palestineze kundër pushtimit

Kreu i Autoritetit Palestinez njoftoi se për të arritur kauzën palestineze, duhet t'i jepet fund ndasive dhe të luftohet pushtimi me unitet.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, Mahmoud Abbas, kreu i Autoritetit Palestinez, të dielën gjatë një takimi të sekretarëve të përgjithshëm të grupeve palestineze në qytetin "Al Alamin" në Egjipt theksoi: Të gjitha grupet palestineze duhet të përmbushin përgjegjësinë e tyre kombëtare kundër agresionit brutal dhe të vazhdueshëm të "Izraelit" dhe të qëndrojnë me unitet kombëtar kundër pushtimit dhe të mbrojnë të drejtat dhe shenjtëritë tona. Mbledhja e sekretarëve të përgjithshëm të grupeve palestineze u mbajt dje me ftesë të kreut të Autoritetit Palestinez në qytetin Al-Amin, që ndodhet në veri të Egjiptit. Në lidhje me këtë, zëdhënësi i Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) në një deklaratë duke përshëndetur mbajtjen e takimeve që çojnë në unitetin e grupeve politike palestineze kundër regjimit sionist, njoftoi se mbajtja e takimeve të tilla është një mundësi për të unifikuar qëndrimet kombëtare kundër agresorëve. Takimi i liderëve të grupeve palestineze u mbajt në Kajro, ndërsa disa grupe palestineze refuzuan të marrin pjesë në këtë takim dhe e bojkotuan atë. Ndër grupet që bojkotuan këtë takim ishte edhe lëvizja Palestineze e Xhihadit Islamik. Më herët, këto grupe kishin paralajmëruar se do ta bojkotojnë këtë takim për arsye se Autoriteti Autonom Palestinez vazhdon arrestimet politike të palestinezëve në Bregun Perëndimor.