Lapid dhe Gantz refuzuan të bashkohen me kabinetin e Netanyahut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i147088-lapid_dhe_gantz_refuzuan_të_bashkohen_me_kabinetin_e_netanyahut
Krerët e koalicionit opozitar në Parlamentin e regjimit sionist refuzuan anëtarësimin në kabinetin e kryeministrit Benjamin Netanyahu.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 31, 2023 15:58 Europe/Tirane
  • Lapid dhe Gantz refuzuan të bashkohen me kabinetin e Netanyahut

Krerët e koalicionit opozitar në Parlamentin e regjimit sionist refuzuan anëtarësimin në kabinetin e kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Për të qetësuar situatën e brendshme dhe për të përmirësuar statusin ndërkombëtar të këtij regjimi, Yoav Gallant, ministri i luftës i regjimit sionist, po përpiqet të përgatisë terrenin për hyrjen e opozitës, përfshirë Lapid dhe Gantz, në kabinet, dhe për përjashtimin e liderëve ekstremistë Itamar Ben Gvir dhe Bezalel Smotrich nga ky kabinet. Sipas raportimit të faqes së lajmeve Wala, të hënën Yair Lapid, lideri i partisë Yesh Atid dhe Benny Gantz, kreu i partisë Uniteti, kanë refuzuar anëtarësimin në kabinetin e koalicionit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu. Një burim i mirë informuar pranë Lapid tha: “Ne nuk do të bashkohemi me kabinetin e Netanyahut, por jashtë kabinetit do të mbështesim marrëveshjen me Arabinë Saudite për të garantuar sigurinë e Izraelit”. Sipas raportimeve të mediave hebraike, çdo marrëveshje mes Tel Avivit dhe Riadit për normalizimin e marrëdhënieve varet nga qëndrimi i partive të këtij regjimi ndaj çështjes palestineze. Arabia Saudite ka vënë kushte për normalizimin e marrëdhënieve me regjimin sionist, një prej të cilave është dhënia e disa lëshimeve për Autoritetin Autonom Palestinez. Mediat hebraike e konsideruan të pamundur që kabineti ekstremist i Netanyahut të jepte ndonjë lëshim për palestinezët dhe për rrjedhojë nuk e konsideruan të mundshme një marrëveshje me Arabinë Saudite.