Udhëtimi sekret i shefit të Mossad në Amerikë, për Arabinë Saudite
Kreu i Mossad-it udhëtoi fshehurazi në Uashington për t'u takuar me zyrtarë amerikanë dhe për të diskutuar normalizimin e marrëdhënieve të Tel Avivit me Arabinë Saudite.
Sipas revistës Axios, David Barnea, kreu i Mossadit, rreth dy javë më parë udhëtoi fshehurazi në Uashington. Thuhet se ky zyrtar sionist ka vizituar Uashingtonin për të diskutuar me Shtëpinë e Bardhë dhe zyrtarë të CIA-s rreth përpjekjeve të administratës Biden për normalizimin e marrëdhënieve mes Riadit dhe Tel Avivit. Zyrtarët amerikanë i kanë thënë më parë Axios se Shtëpia e Bardhë po përpiqet të rrisë presionin diplomatik ndaj Arabisë Saudite dhe Izraelit për të arritur një lloj marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm përpara se të fillojë fushata presidenciale e Biden. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, javën e kaluar gjithashtu vizitoi Arabinë Saudite dhe u takua me princin e kurorës Mohammed bin Salman dhe zyrtarë të tjerë të lartë sauditë. Shtëpia e Bardhë pas takimit tha se Sullivan dhe Mohammed bin Salman diskutuan çështje dypalëshe dhe rajonale, duke përfshirë iniciativat për të avancuar një vizion të përbashkët për një rajon më paqësor, më të sigurt dhe më të qëndrueshëm në Lindjen e Mesme që është i lidhur me botën.