Intensifikohen dallimet dhe ndasitë mes partive dhe fraksioneve në regjimin sionist
Kriza politike dhe dallimet mes fraksioneve të ndryshme në Palestinën e pushtuar janë shtrirë edhe brenda fraksioneve dhe partive të koalicionit qeverisës.
Pas përshkallëzimit të vazhdueshëm të krizës së brendshme të Izraelit, dallimet dhe përçarjet mes fraksioneve të ndryshme po shfaqen tek parti të ndryshme dhe faktet tregojnë për rritjen e fuqisë së një partie të re të përbërë nga drejtuesit e protestave kundër reformave në sistemin gjyqësor. Tani shtrohet pyetja, kjo situatë a krijon rrezik për të ngatërruar situatën politike të Izraelit? Ndërsa Izraeli po përballet me rrezikun e përhapjes së krizës së brendshme politike, ky regjim po përballet me ndasinë më të madhe dhe më të gjerë politike midis partive të ndryshme të tij. Paralelisht me dallimet mes partive opozitare dhe kundërshtarëve të reformës në drejtësi nga njëra anë dhe partive të koalicionit qeveritar nga ana tjetër, kanë tërhequr vëmendjen edhe dallimet brenda secilës prej tyre. Këto dallime janë përhapur edhe në opozitë dhe lajmet flasin për rritjen e pushtetit të një partie të re të përbërë nga drejtuesit e protestave kundër reformave në sistemin gjyqësor. Sondazhet tregojnë se kjo parti e re mund të fitojë nga 10 deri në 12 mandate në zgjedhje, gjë që do të zvogëlojë vendet e partive të qendrës së majtë, veçanërisht të partisë "Ka një të ardhme" dhe do të prishë hartën e partive izraelite. Nga ana tjetër, situata e koalicionit qeverisës në Izrael nuk duket të jetë më e mirë, sepse partitë që e përbëjnë atë janë të ndarë për çështje të ndryshme dhe nga ana tjetër, dallimet brenda Likud-it janë shtuar në mënyrë të paprecedentë deri në pikën ku ekspertët atë e quajnë "Rebelim".