Avionët luftarakë të regjimit sionist sulmojnë rrethinat e Damaskut
Agjencia zyrtare e lajmeve e Sirisë (SANA) njoftoi të hënën për një sulm ajror të regjimit sionist në afërsi të Damaskut dhe reagimin e sistemit të mbrojtjes ajrore të vendit kundër këtyre avionëve.
Në vitet e fundit, regjimi izraelit ka sulmuar vazhdimisht Damaskun dhe zona të ndryshme të Sirisë, sulme të cilat janë zmbrapsur nga reagimi në kohë i mbrojtjes ajrore. Sipas IRNA; Agjencia zyrtare siriane e lajmeve (SANA) raportoi se disa shpërthime u dëgjuan rreth Damaskut. Sistemet mbrojtëse të ushtrisë siriane janë aktivizuar për të kapur raketat e regjimit sionist. Deri tani nuk janë dhënë më shumë detaje për këtë sulm. Sulmet ajrore të regjimit izraelit ndodhin në një kohë kur qeveria siriane u ka dërguar letra Kombeve të Bashkuara dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke dënuar këto sulme dhe duke u kërkuar atyre të ndalojnë të tilla agresione.Takimi i Jeddah për luftën në Ukrainë përfundoi pa rezultate konkrete