Ish-kreu i Mossadit: Jemi pranë fundit të ëndrrës së Sionizmit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i147386-ish_kreu_i_mossadit_jemi_pranë_fundit_të_ëndrrës_së_sionizmit
Ish-kreu i shërbimit inteligjent Mossad të regjimit sionist tha se kabineti aktual i këtij regjimi do të shkatërrojë ëndrrën e sionizmit dhe do të shkatërrojë sionistët.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 09, 2023 09:18 Europe/Tirane
  • Ish-kreu i Mossadit: Jemi pranë fundit të ëndrrës së Sionizmit

Ish-kreu i shërbimit inteligjent Mossad të regjimit sionist tha se kabineti aktual i këtij regjimi do të shkatërrojë ëndrrën e sionizmit dhe do të shkatërrojë sionistët.

Sipas raportit të gazetës sioniste  Yediot Aharonot ; Tamir Pardo, ish-kreu i shërbimit inteligjent Mossad të regjimit sionist, në një fjalim të tij kritikoi ashpër punën e kabinetit të kryeministrit të regjimit sionist, Beniamin Netanjahu dhe tha se ky kabinet do të shkatërrojë sionistët.  Tamir Pardo tha se është për çudi sesi regjimi sionist po shkatërron veten me duart e veta dhe vazhdoi: Racistët fashistë presin që lufta e Gogut dhe Magogut të përfundojë dhe hebrenjtë të mposhtin sektet e tjera. Miqtë e Izraelit për disa vite kanë paralajmëruar vendimmarrësit e Izraelit.  Ish-kreu i Mossad-it pak ditë më parë tha  se ky regjim nuk ka të ardhme për shkak të ndryshimeve gjyqësore që Beniamin Netanjahu kërkon të zbatojë dhe është i dënuar me shkatërrim dhe rënie të shpejtë. Kjo çështje do të ekzistojë edhe në Amerikë dhe Evropë.  Pas miratimit të ligjit të reformës në drejtësi, kriza dhe përçarja në nivel politik dhe në nivel social të izraelitëve dhe ushtrisë së regjimit sionist është përshpejtuar dhe e ka shtyrë këtë regjim drejt humnerës.  Shqetësimi për mundësinë e një lufte civile, nëse kabineti qeverisës nuk zbaton vendimin e Gjykatës së Lartë, është përhapur në të gjithë territoret e pushtuara dhe krerët e aparatit të sigurisë dhe ushtrisë sioniste po shqyrtojnë rrugët për të dalë nga kjo krizë dhe që të parandalojnë shembjen e plotë të regjimit.  Protestat e komunitetit sionist kundër ndryshimeve gjyqësore kanë arritur edhe tek ushtria dhe oficerët rezervë të këtij regjim. Deri më tani mijëra ushtarë të ushtrisë sioniste kanë pezulluar shërbimin e tyre.