Demonstrata në Haifa kundër Netanjahut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i147698-demonstrata_në_haifa_kundër_netanjahut
Qindra njerëz demonstruan në qytetin e Haifa-s në protestë kundër planit të reformës në drejtësi të kabinetit të kryeministrit të regjimit sionist.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 18, 2023 18:26 Europe/Tirane
  • Demonstrata në Haifa kundër Netanjahut

Qindra njerëz demonstruan në qytetin e Haifa-s në protestë kundër planit të reformës në drejtësi të kabinetit të kryeministrit të regjimit sionist.

Qindra njerëz në qytetin e Haifës, që ndodhet në veri të Palestinës së pushtuar, u mblodhën përpara vendit të konferencës së mbajtur nga partia Likud e udhëhequr nga Benjamin Netanyahu, kryeministri i regjimit sionist, në protestë kundër projektligjit të diskutueshëm të reformës gjyqësore. Demonstruesit brohorisnin: Ti je partner i diktaturës, Haifa do të mbetet qytet liberal dhe Izraeli do të mbetet demokratik. Gjatë javëve të fundit, dhjetëra qytete nga veriu në jug të Palestinës së pushtuar, duke përfshirë Tel Avivin, Jerusalemin e pushtuar, Beersheba, kanë qenë skena e demonstratave kundër kabinetit të ekstremit të djathtë të Netanjahut dhe projektligjit për ndryshime në sistemin gjyqësor të regjimit sionist.