Me dhjetëra palestinezë plagosen pas bastisjes ushtarake të forcave sioniste
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i147750-me_dhjetëra_palestinezë_plagosen_pas_bastisjes_ushtarake_të_forcave_sioniste
Me dhjetëra palestinezë u plagosën ndërsa trupat sioniste sulmuan në jug të Nablusit, në veri të Bregut Perëndimor.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 20, 2023 05:52 Europe/Tirane
  • Me dhjetëra palestinezë plagosen pas bastisjes ushtarake të forcave sioniste

Me dhjetëra palestinezë u plagosën ndërsa trupat sioniste sulmuan në jug të Nablusit, në veri të Bregut Perëndimor.

Sipas raportit, të paktën 2 palestinezë u qëlluan dhe 72 u plagosën nga thithja e gazit lotsjellës. Nga ana tjetër, kolonët sionistë mbajtën një tubim në qytetin Haëara në Nablus, duke shkatërruar makinat palestineze dhe një numër shtëpish banimi të popullit palestinez. Ndërsa, forcat e rezistencës së batalioneve të Bregut Perëndimor njoftuan se ata qëlluan në pikën e kontrollit al-Za'im në lindje të Kodsit të pushtuar. Ndërkohë, burime lajmesh raportuan të shtunën për një operacion anti-sionist në qytetin Hawara, në jug të qytetit Nablus, ku u vranë dy sionistë. Ndasitë e thella midis kabinetit ekstremist të Beniamin Netanjahu dhe fraksionit tjetër janë zgjeruar për shkak të miratimit të projektligjit të reformës gjyqësore. Këto ndasi kanë shkuar deri në atë masë saqë regjimi i Izraelit është shembur nga brenda. Së bashku me këtë, situata në Bregun Perëndimor është shumë e veçantë pasi luftëtarët palestinezë me qasje në një shumëllojshmëri armësh, me operacionet e tyre kundër kolonëve dhe ushtrisë sioniste po reagojnë ndaj krimeve të panumërta të regjimit, gjë që ka krijuar bërë një makth të madh për sionistët.