Avionët luftarak të regjimit sionist sulmojnë kryeqytetin sirian
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i147828
Avionët luftarak të regjimit sionist të martën në mëngjes sulmuan disa pika pranë aeroportit ndërkombëtar të Damaskut dhe pas kësaj sistemet mbrojtëse të ushtrisë siriane janë përballur me raketat e lëshuara nga armiku.
(last modified 2024-12-07T13:52:14+00:00 )
Gusht 22, 2023 09:10 Europe/Tirane
  • Avionët luftarak të regjimit sionist sulmojnë kryeqytetin sirian

Avionët luftarak të regjimit sionist të martën në mëngjes sulmuan disa pika pranë aeroportit ndërkombëtar të Damaskut dhe pas kësaj sistemet mbrojtëse të ushtrisë siriane janë përballur me raketat e lëshuara nga armiku.

Agjencia zyrtare siriane e lajmeve (SANA) raportoi se sistemet e mbrojtjes ajrore të Damaskut janë përballur me raketa të lëshuara nga avionët luftarak të regjimit sionist. Sipas raporteve fillestare, zonat përreth rajonit al-Kusavah në periferi të Damaskut janë shënjestruar nga sulmet me raketa të avionëve sionistë. Mediat sioniste, teksa njoftuan për fluturimet e shumta të avionëve luftarak të këtij regjimi në veri të Palestinës së pushtuar, bënë të ditur edhe sulmin e gjerë në Siri. Radio e ushtrisë sioniste deklaroi se sulmet ajrore të natës në Damask janë përgjigja e regjimit ndaj operacioneve martire brenda dhe jashtë Bregut Perëndimor. TV sirian njoftoi se pas sulmit ajror të armikut sionist, sistemi i mbrojtjes ajrore të ushtrisë së vendit ndërhyri me shpejtësi dhe e zmbrapsi këtë sulm. Gazeta siriane Al-Vatan në faqen e saj theksoi se aeroporti i Damaskut është në gjendje normale dhe nuk është dëmtuar nga ky sulm.