Hamasi reagon ndaj operacionit anti-sionist në perëndim të Ramallahut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i148122-hamasi_reagon_ndaj_operacionit_anti_sionist_në_perëndim_të_ramallahut
Në reagim ndaj operacionit anti-sionist në perëndim të Ramallahut, zëdhënësi i Hamasit tha: Ky është një mesazh për pushtuesit që thotë se për ta nuk do të ketë siguri.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 31, 2023 20:19 Europe/Tirane
  • Hamasi reagon ndaj operacionit anti-sionist në perëndim të Ramallahut

Në reagim ndaj operacionit anti-sionist në perëndim të Ramallahut, zëdhënësi i Hamasit tha: Ky është një mesazh për pushtuesit që thotë se për ta nuk do të ketë siguri.

Sot, të enjten (31 gusht), një palestinez vrau një ushtar sionist dhe plagosi 5 të tjerë në një operacion ndjekjeje me makinë në zonën Beit Sira, në perëndim të Ramallahut, në Bregun Perëndimor të lumit Jordan. Sipas agjencisë së lajmeve Shahab, "Hazem Qassem", zëdhënësi i Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas), tha: "Operacioni në Bregun Perëndimor të lumit Jordan kundër ushtrisë sioniste dhe kolonëve, i fundit prej të cilëve ndodhi në perëndim të Ramallahut, është një mesazh i qartë për pushtuesit sionistë të cilët duhet ta dinë se operacionet anti-sioniste do të vazhdojnë për aq kohë ata të pushtojnë tokën palestineze dhe dhunojnë shenjtëritë tona. Qassem tha: Intensifikimi i masave të rezistencës në Bregun Perëndimor tregon se rezistenca e gjerë dhe ndikimi i saj po rritet dita ditës dhe se pushtuesit sionsit nuk janë në gjendje ta ndalojnë atë pavarësisht se kryejnë krime. Lidhur me këtë, “Mohammed Hamadeh”, zëdhënësi i lëvizjes Hamas, në përgjigje të operacionit anti-sionist në Ramallah, theksoi: Ky operacion është një premtim konkret i rezistencës për të shtypur strukturën e sigurisë së pushtuesve të Kodsit dhe për të zbuluar brishtësinë e sionistëve. Hamadeh tha: Operacioni anti-sionist në Ramallah është një ritheksim i gatishmërisë së luftëtarëve dhe gatishmërisë së lartë të palestinezëve për të reaguar ndaj krimeve të pushtuesve të Kodsit. Duke iu referuar faktit se pushtuesit e Kodsit do të paguajnë për çdo krim që bëjnë kundër popullit palestinez me jetën e ushtarëve dhe kolonëve të tyre, ky zyrtar i Hamasit sqaroi: Luftëtarët palestinezë do të ndjekin çdo rrugë për të arritur fitoren dhe për të realizuar lirinë e popullit të kësaj toke dhe pushtuesit sionistë do të dëbohen nga kjo tokë.