Ky është "Izraeli", "Shtëpia e merimangës"
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i148130-ky_është_izraeli_shtëpia_e_merimangës
Kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj nga fillimi i krizës së brendshme të regjimit të përkohshëm izraelit dhe pushtuesit e shohin më afër se më parë realizimin e teorisë së “shtëpisë së merimangës”. Analistët besojnë se që në fillim fati i Tel Avivit ka qenë i shoqëruar me konflikte dhe shkatërrime.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 01, 2023 10:33 Europe/Tirane
  • Ky është

Kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj nga fillimi i krizës së brendshme të regjimit të përkohshëm izraelit dhe pushtuesit e shohin më afër se më parë realizimin e teorisë së “shtëpisë së merimangës”. Analistët besojnë se që në fillim fati i Tel Avivit ka qenë i shoqëruar me konflikte dhe shkatërrime.

Pas tridhjetë e katër javësh protesta mbarëkombëtare në Palestinën e pushtuar dhe demonstrata kundër planeve të diskutueshme të Beniamin Netanjahut, makthet e sigurisë së Tel Avivit janë bërë më të rënda. Pas muajsh konfliktesh të brendshme, qarqet politike dhe mediatike të regjimit sionist, nga ushtria pushtuese e deri te editorialet e lajmeve, kujtojnë një teori të rëndësishme dhe ajo është “shtëpia e merimangës”. Sejed Hassan Nasrullah, Sekretari i Përgjithshëm i lëvizjes Hezbollah të Libanit, në festimin e çlirimit të jugut të këtij vendi nga armiku sionist më 25 maj 2000, bazuar në literaturën kuranore, regjimin pushtues e përshkroi si "më të dobët se rrjeta e një merimange". Ky përshkrim që atëherë është gdhendur në kujtesën e sionistëve dhe mediat hebraike e kanë përmendur sërish atë nën hijen e shqetësimeve të tyre të sigurisë nga vazhdimi i përçarjeve të brendshme. Në këtë raport, u referohet bisedave dhe interpretimeve më të rëndësishme dhe më të fundit sioniste për pasigurinë e ekzistencës së Tel Avivit nën teorinë e shtëpisë së merimangës. Të mërkurën, më 26 korrik, gazeta sioniste “Haaretz” raportoi për krizën në ushtrinë e regjimit pushtues, duke iu referuar teorisë së shtëpisë së merimangës të Sekretarit të Përgjithshëm të Hezbollahut dhe duke i cilësuar si të vërteta fjalët e tij për dobësinë e Tel Avivit. Kjo gazetë hebraike shkroi: "Farat e mosmarrëveshjes që Netanjahu dhe koalicioni i tij mbollën sistematikisht kudo, vihen re shumë mirë; Tensionet midis njësive të brigadës rezervë dhe aktiv në ushtri janë të dukshme dhe ato shkojnë deri në pikën ku armiqësia e hapur mund të shihet në disa brigada. Nasrullah kishte të drejtë në teorinë e shtëpisë së merimangës, shoqëria izraelite po shpërbëhet. Ai e shikon me kënaqësi situatën e brendshme të Izraelit; Nuk ka nevojë që Nasrullah të ngrejë gishtin dhe të thotë me vete se kisha të drejtë për teorinë e shtëpisë së merimangës. Të premten, më 24 shkurt, një tjetër gazetë sioniste "Ma'ariv", duke analizuar fjalimin e fundit të Sejed Hassan Nasrullah, në kujtim të prijësve martirë, shkruante se ai na kujtoi për herë të dytë teorinë e shtëpisë së merimangës. Kjo gazetë sioniste shkruante: “Ai është i njohur me krizën e thellë që ka përfshirë shoqërinë izraelite. Fjalët e Sekretarit të Përgjithshëm të Hezbollahut na çuan të zbulojmë mungesën e konsensusit të nevojshëm për shërbimin e përbashkët në ushtri dhe mungesën e solidaritetit të shumicës së grupeve të ndryshme demografike në shoqërinë izraelite në çdo luftë të ardhshme. Ky fjalim ringjalli teorinë e shtëpisë së merimangës të shoqërisë izraelite. "