Mesazhet politike të marshit të Arbainit të imam Huseinit(as)
(last modified Wed, 06 Sep 2023 09:56:28 GMT )
Shtator 06, 2023 11:56 Europe/Tirane
  • Mesazhet politike të marshit të Arbainit të imam Huseinit(as)

Prej disa vitesh, marshi i Arbainit të imam Huseinit është mbajtur në një formë të re dhe më madhështore se në të gjitha epokat.

Ky marsh përmban disa mesazhe politike. Një nga mesazhet e rëndësishme politike të marshit të Arbainit është përdorimi i diplomacisë së kombeve. Pa dyshim, nuk është e mundur që qeveria irakiane të organizojë e vetme marshin e Arbainit me më shumë se 20 milionë njerëz, por kombi irakian dhe kombet e tjera gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm në organizimin e kësaj ngjarjeje.   Kombet luajnë një rol në organizimin e marshit të Arbainit pa marrë parasysh identitetin e tyre kombëtar dhe vetëm duke u mbështetur në identitetin islam, megjithëse rolin kryesor e luan kombi irakian. Në diplomacinë e kombeve, njerëzit e dy ose më shumë vendeve ndërveprojnë drejtpërdrejt me njëri-tjetrin, me ndërhyrje minimale nga qeveria dhe vendosin komunikim ndërmjet tyre. Në këtë formë diplomacie, ndërveprimi i njerëzve dhe kombeve krijon lidhje të tilla që diplomacia zyrtare mund të mos jetë në gjendje t'i bëjë.  Një tjetër mesazh i rëndësishëm politik i Arabinit të imam Huseinit është afrimi i qeverive.   Arbaini është një fenomen kulturor dhe fetar.   Vitet e fundit, ne kemi vërejtur se mbajtja e ceremonisë së Arbainit ka rritur lidhjet kulturore dhe fetare midis dy qeverive të Irakut dhe Iranit. Prandaj, Arbaini i Huseinit i afron më shumë qeveritë. Një nga mesazhet më të rëndësishme politike të Arbainit të imam Huseinit është forcimi i diskursit të rezistencës në rajonin e Azisë Perëndimore.   Marshi i Arbainit me pjesëmarrjen shumë të madhe të njerëzve mund të shihet si një manifestim i plotë i diplomacisë popullore të orientuar drejt rezistencës.  Falë mendimit të Arbainit dhe ndihmës së komandantëve martirë të rezistencës, dy kombet e Iranit dhe Irakut prej disa vitesh janë në një front të bashkuar dhe kanë shfrytëzuar përpjekjet e tyre për eliminimin e rrjedhës takfiriste dhe forcimin e diskursit të rezistencës.   Kjo është e njëjta çështje për të cilën Lideri Suprem i Revolucionit ka thënë: “Nëse kombet e vendeve islame në të gjithë këtë rajon të gjerë...,  bashkohen jo në detaje, [por] në orientime të përgjithshme, bota islame do të arrijë kulmin e përparimit dhe përsosmërisë.  Kudo që kemi parë shembuj të këtij bashkimi dhe kudo që kemi vene re se njerëzit janë bërë një trup i vetëm, kemi parë që pasqyrimi i tij në botë është bërë burim nderi për Islamin dhe myslimanët.   Ju keni vënë re se miliona njerëz u mblodhën së bashku në Arbainin e Huseinit. Kjo lëvizje e madhe e një grupi myslimanësh - natyrisht, nuk është ekskluzive vetëm për shiitët, pasi ka dhe shumë sunitë - është reflektuar në botë në formë të nderuar dhe kjo u konsiderua tubimi më i madh në botë. Ata që monitorojnë çështjet islame theksojnë se  Arbaini i imam Huseinit portretizon fytyrën e mëshirshme të Islamit të pastër Muhamedan. Më shumë se 20 milionë pelegrinë të imam Huseinit(as) nga vende të ndryshme marrin pjesë në marshin  e Arbainit dhe të gjitha ceremonitë bëhen me respekt, solidaritet, dashuri dhe distancim nga çdo botëkuptim material.  Arbaini i imam Huseinit vërteton qartë se Al-Kaeda, Boko Haram, ISIS, Talibanët, etj., nuk janë simbol i Islamit dhe i myslimanëve.   Simboli i Islamit të vërtetë është Arbaini i imam Huseinit dhe ceremonia e Haxhit dhe kjo është fytyra e vërtetë e Islamit.

Tags