Operacioni anti-sionist në Kuds, tre kolonë të plagosur
Në një operacion anti-sionist me thikë, tre kolonë sionistë u plagosën në Kudsin e pushtuar.
Të mërkurën, më 6 shtator, media izraelite raportoi për një operacion anti-izraelit në qytetin e vjetër të pushtuar të Kudsit, gjatë të cilit tre kolonë u goditën me thikë. Burimet bëjnë me dije se forcat e ushtrisë izraelite janë dërguar menjëherë në vendin e ngjarjes. Faqja palestineze Shehab raportoi se operacioni u zhvillua pranë Bab al-Khalil, një nga hyrjet e xhamisë Al-Aksa dhe se forcat ushtarake izraelite u mobilizuan menjëherë në lagjet e Kudsit të pushtuar. Televizioni izraelit Channel 14 raportoi se një nga kolonët pësoi lëndime të rënda në qafë dhe ishte në gjendje kritike. Ushtarët izraelitë hapën zjarr ndaj një të riu palestinez dhe e arrestuan duke e akuzuar si autor të këtij operacioni anti-sionist. Sipas burimeve pranë forcave izraelite, i riu është 17 vjeç dhe banues në pjesën lindore të qytetit të pushtuar.