Shoferi që mbështeste Netanjahun shtyp protestuesit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i148432-shoferi_që_mbështeste_netanjahun_shtyp_protestuesit
Një makinë që mbështet kryeministrin izraelit Beniamin Netanjahu sulmoi protestuesit në Tel Aviv.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 10, 2023 05:46 Europe/Tirane
  • Shoferi që mbështeste Netanjahun shtyp protestuesit

Një makinë që mbështet kryeministrin izraelit Beniamin Netanjahu sulmoi protestuesit në Tel Aviv.

Gazeta “Haaretz” raportoi se një veturë e drejtuar nga një mbështetës i Netanjahut ka përplasur protestuesit gjatë demonstratës kundër planit ndryshimit gjyqësor në Tel Aviv, si pasojë e së cilës të paktën 5 persona janë lënduar. Duke reaguar ndaj këtij incidenti, Zyra e Kryeministrit izraelit tha: "Ne dënojmë fuqishëm të gjitha format e dhunës dhe kërkojmë nga të gjithë të ushtrojnë përmbajtje". Sionistët okupues në Palestinën e pushtuar organizuan demonstrata të mëdha në qytete të ndryshme për të 36-ën javë radhazi kundër Netanjahut dhe planit të tij të diskutueshëm të ndryshimeve gjyqësore. Kabineti i regjimit sionist, i kryesuar nga Beniamin Netanjahu, pas ardhjes në pushtet pavarësisht protestave të shumta, nisi përpjekjet për miratimin e një plani të quajtur reforma në drejtësi për të dobësuar sistemin gjyqësor të këtij regjimi. Kryeministri i regjimit sionist, ndaj të cilit ka disa akuza ligjore, duke miratuar plotësisht planin në fjalë po përpiqet ti shpëtojë gjyqit.