ISIS vazhdon të pësojë disfata në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i14851-isis_vazhdon_të_pësojë_disfata_në_siri
Grupi ISIS ka pësuar disfata të tjera në luftimet me ushtrinë siriane në qytetet Gritin dhe Tadmor.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 21, 2016 08:03 Europe/Tirane
  • ISIS vazhdon të pësojë disfata në Siri

Grupi ISIS ka pësuar disfata të tjera në luftimet me ushtrinë siriane në qytetet Gritin dhe Tadmor.

Sipas një njoftimi të agjencisë Parstoday, ushtria siriane është konfrontuar me terroristët në zonën malore Galemun në periferi të Damaskut duke vrarë shumë terroristë. Në këtë operacion është vrarë Ibrahim Nagresh komandanti i grupit Sadejk nëndegë e grupit terrorist takfirist ISIS. Burimet informative nga Siria njoftojnë se grupe terroriste të varur nga ISIS, janë dislokuar në rajonin Dhamir me qëllim që të sulmojnë dhe marrin Damaskun kryeqytetin e Sirisë. Mirëpo ushtria siriane ka neutralizuar sulmet e ISIS në rajonin Galemun dhe Dhamir dhe nuk ka lejuar afrimin e terroristëve të ISIS dhe grupit Xhejshul Islam në Damask. ushtrisë siriane në luftimet kundër ISIS i ka ardhur në ndihme edhe popullata e rajonit Dhamir. Një tjetër lajm nga Siria bën të ditur se grupet terroriste Martirët Jermuk dhe fronti Mothana të varur nga ISIS dhe nga fronti Nusra kanë rrethuar rajonet Adavan dhe Sahumul Xhulan por që sipas ushtrisë siriane gjendja nuk do të qëndrojë kështu.