Kundërshtarët dhe mbështetësit, rreshtohen përpara Gjykatës së Lartë të Izraelit
Seanca e Gjykatës së Lartë të regjimit sionist për shqyrtimin e ankesave të paraqitura kundër ligjit "Shfuqizimi i provës së arsyeshmërisë" si një nga pikat e projektligjit të ndryshimeve gjyqësore që kabineti i kryeministrit Beniamin Netanjahu synon ta miratojë me të gjitha dispozitat në Knesset (Parlament), filloi mëngjesin e kësaj të marte.
Në seancën e sotme, 15 gjyqtarë sionistë në Gjykatën Supreme të regjimit sionist në Kodsin e pushtuar do të shqyrtojnë ankesat kundër Ligjit të shfuqizimit të provës së arsyeshmërisë. Organizatat e njohura si "Cilësia e Qeverisjes", "Shoqata e Avokatëve Sionistë" dhe "shoqata për një Kabinet të Shëndetshëm dhe Drejtësi Sociale" në lidhje me këtë kanë paraqitur një akt-akuzë në Gjykatën e Lartë. Para godinës së Gjykatës së Lartë janë mbledhur sionistët pro dhe kundër projektligjit të ndryshimeve gjyqësore të cilët janë në pritje të vendimit të gjyqtarit. Nxjerrja e një vendimi në këtë drejtim mund të intensifikojë mosmarrëveshjet e brendshme dhe ta fusë regjimin sionist në një krizë ligjore të paprecedentë. Mbrëmë, mijëra sionistë që jetojnë në territoret e pushtuara pas demonstratave në rrugë shkuan në rezidencën e kryeministrit Beniamin Netanjahu dhe u mblodhën para shtëpisë së tij në Kodsin e pushtuar për të protestuar kundër projektligjit të ndryshimeve gjyqësore që kabineti i Netanjahut synon të miratojë në Knesset. Demonstrata e mbrëmshme u zhvillua disa orë pasi mbrëmjen e së hënës, në prag të seancës së Gjykatës së Lartë të regjimit sionist për të dëgjuar ankesat kundër ligjit të sapomiratuar "shfuqizimi i provës së arsyeshmërisë", si një nga pikat e projektligjit për ndryshimet gjyqësore, dhjetëra mijëra sionistë zhvilluan një tubim proteste në ndërtesën e kësaj gjykate në Kodsin e pushtuar. Ky ligj është pjesë e dispozitave të këtij projektligji që kabineti i Netanjahut këmbëngul në miratimin e pjesës tjetër në muajt në vijim. Ai ka ngritur idenë e një dialogu të ri me opozitën, por në të njëjtën kohë paralajmëroi se nëse opozita nuk hyn në negociata dhe nuk voton, do të miratojë në mënyrë të njëanshme dispozitat e mbetura të këtij projektligji. Me mbështetjen e përfaqësuesve të tij në Knesset (Parlament), kabineti ekstrem dhe i djathtë i Netanjahu miratoi projektligjin "Shfuqizimi i provës së arsyeshmërisë" në kuadër të projektligjit të ndryshimeve gjyqësore dhe këmbëngul për miratimin e dispozitave të tjera të këtij ligji. Me miratimin e ligjit “Shfuqizimi i provës së arsyeshmërisë”, kabineti i Netanjahut kërkon të bllokojë opinionin e Gjykatës së Lartë izraelite për miratimet dhe emërimet e tij dhe në fund miratoi draftin e këtij ligji në Knesset. Ligji do të pengojë Gjykatën e Lartë që të rrëzojë vendimet e kabinetit ose emërimet që i konsideron "të paarsyeshme". Miratimi i këtij projektligji është hapi i parë në uljen e kompetencave të gjyqësorit sionist. Sipas miratimit të këtij projektligji, sistemi gjyqësor i regjimit sionist nuk do të ketë më të drejtë të anulojë vendimet e kabinetit të regjimit sionist dhe ministrave të tij me pretekstin e paarsyeshmërisë. Pavarësisht kundërshtimit të fortë ndaj planit, kabineti i Netanjahut pretendon se ai synon të balancojë pushtetin duke reduktuar kompetencat e Gjykatës së Lartë në favor të parlamentit. Nga ana tjetër, kritikët besojnë se ky veprim i hap rrugën shpërdorimit të pushtetit dhe në të njëjtën kohë dobëson pavarësinë e gjyqësorit dhe përfundimisht e bën Gjykatën e Lartë subjekt të kërkesave të politikanëve.