Martirizohen dy palestinezë pas sulmit të ushtarëve sionistë në kampin Tulkarem
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i148902-martirizohen_dy_palestinezë_pas_sulmit_të_ushtarëve_sionistë_në_kampin_tulkarem
Dy palestinezë janë martirizuar si pasojë e sulmit të forcave sioniste në kampin Noor Shams në lindje të Tulkarmit në veri të Bregut Perëndimor.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 24, 2023 07:25 Europe/Tirane
  • Martirizohen dy palestinezë pas sulmit të ushtarëve sionistë në kampin Tulkarem

Dy palestinezë janë martirizuar si pasojë e sulmit të forcave sioniste në kampin Noor Shams në lindje të Tulkarmit në veri të Bregut Perëndimor.

Sipas raportit të Palestine Today, sot ushtarët sionistë kanë sulmuar masivisht kampin Noor Shams dhe kanë shkatërruar infrastrukturën e kampit me buldozer, ndërsa snajperët sionistë janë vendosur në çatitë e shtëpive. Buldozerët e regjimit sionist shkatërruan rrugën kryesore të kampit dhe shkaktuan shumë dëme. Nga ana tjetër, batalionet Kassem në Tulkarem njoftuan: Luftëtarët tanë, së bashku me grupet e tjera të rezistencës, u përleshën me ushtrinë sioniste në disa akse në kampin Noor Shams. Në të njëjtën kohë, burimet palestineze raportuan se militantët palestinezë sulmuan forcat sioniste me lëndë plasëse. Për shkak të rezistencës së ashpër të luftëtarëve palestinezë, një buldozer i regjimit sionist është bllokuar në kampin Noor Shams. Kjo është ndërkohë që më herët burime palestineze raportuan se gjatë sulmit të forcave sioniste është plagosur një palestinez dhe se forcat sioniste kanë penguar hyrjen e ambulancës për të transportuar palestinezët e plagosur.