Takimi i liderëve të rezistencës palestineze në Bejrut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i148920-takimi_i_liderëve_të_rezistencës_palestineze_në_bejrut
Në fund të një takimi në Bejrut, liderët e grupeve të rezistencës palestineze, të kryesuar nga Hamasi dhe Xhihadi Islamik, theksuan intensifikimin e rezistencës së armatosur kundër sionistëve.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 24, 2023 20:04 Europe/Tirane
  • Takimi i liderëve të rezistencës palestineze në Bejrut

Në fund të një takimi në Bejrut, liderët e grupeve të rezistencës palestineze, të kryesuar nga Hamasi dhe Xhihadi Islamik, theksuan intensifikimin e rezistencës së armatosur kundër sionistëve.

Agjencia e lajmeve Shahab njoftoi se nën hijen e intensifikimit të krimeve të regjimit sionist kundër popullit palestinez dhe përdhosjes së xhamisë Al-Aksa, u mbajt një takim trepalësh në Bejrut me praninë e Saleh Al-Arouri, nënkryetar i Byrosë politike të lëvizjes Hamas, Ziad al-Nakhleh, sekretari i përgjithshëm i lëvizjes së Xhihadit Islamik, Xhamil Maz'har, Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës dhe Ali Abu Shahin, anëtar i Byrosë Politike të lëvizjes Xhihadi Islamik. Në këtë takim u diskutuan zhvillimet aktuale, mënyrat e përballjes me agresionet e regjimit sionist kundër popullit palestinez, veçanërisht kërcënimet e autoriteteve të këtij regjimi për zbatimin e politikës së vrasjes së liderëve të Rezistencës dhe gjithashtu, u hetua edhe përdhosja e vazhdueshme e Xhamisë Al-Aksa me qëllim ndryshimin e statusit të saj historik. Të pranishmit në këtë takim theksuan domosdoshmërinë e intensifikimit të rezistencës së gjithanshme dhe mbi të gjitha rezistencës së armatosur kundër regjimit sionist dhe domosdoshmërinë e koordinimit midis grupeve të rezistencës palestineze në të gjitha çështjet. Drejtuesit e këtyre grupeve dënuan vazhdimin e arrestimeve politike në Bregun Perëndimor dhe përpjekjet e disa vendeve arabe për të normalizuar marrëdhëniet me regjimin okupator sionist.