Al-Sudani: Iraku është kundër shkeljes së sovranitetit të vendeve fqinje
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i149258-al_sudani_iraku_është_kundër_shkeljes_së_sovranitetit_të_vendeve_fqinje
Kryeministri i Irakut edhe një herë theksoi se vendi i tij nuk do të bëhet vend për të cenuar sovranitetin e asnjë vendi tjetër, veçanërisht të vendeve fqinje.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 04, 2023 07:46 Europe/Tirane
  • Al-Sudani: Iraku është kundër shkeljes së sovranitetit të vendeve fqinje

Kryeministri i Irakut edhe një herë theksoi se vendi i tij nuk do të bëhet vend për të cenuar sovranitetin e asnjë vendi tjetër, veçanërisht të vendeve fqinje.

Sipas raportit të faqes së lajmeve Al-Malouma, kryeministri irakian Mohammad Shia al-Sudani tha se vendi i tij nuk do të shkelë sovranitetin e asnjë vendi tjetër dhe Bagdadi nuk do të lejojë që territori i Irakut të përdoret për të pushtuar territorin e ndonjë vendi tjetër, veçanërisht të fqinjëve të tij. Al-Sudani shtoi: "Nga toka jonë, ne i shtrijmë duart tek të gjithë vëllezërit dhe miqtë për të vendosur marrëdhëniet më të mira me vendet fqinje". Mohammad Shia al-Sudani tha: "Ne padyshim jemi të aftë që të imponojmë vullnetin e kushtetutës, të mbrojmë tokën irakiane kundër çdo abuzimi dhe të ruajmë sovranitetin e saj dhe ky është një detyrim kombëtar i përgjegjshëm nga i cili nuk do të devijojmë." Kryeministri i Irakut vuri në dukje se: Në këtë qeveri, e cila po i afrohet fundit të vitit të parë, besojmë në marrëdhëniet e jashtme të bazuara në komunikimin me kombet e tjera sipas interesave tona kombëtare.