Regjimi sionist pengon ministrat evropianë që të vizitojnë qytetet palestineze
Në një akt të padrejtë, regjimi sionist pengoi ministrat e jashtëm evropianë që të vizitojnë qytetet palestineze.
Sipas raportit të Qendrës së Informacionit Palestinez, Ministria e Jashtme e regjimit sionist ka penguar ministrat e jashtëm të 3 vendeve evropiane që të vizitojnë disa qytete palestineze në Bregun Perëndimor. Në një raport për këtë, faqja e lajmeve në gjuhën hebraike Vala theksoi se regjimi izraelit nuk i ka lejuar ministrat e jashtëm të Irlandës, Anglisë dhe Norvegjisë që të vizitojnë disa zona palestineze në zonën "C" në Bregun Perëndimor. Regjimi sionist ka penguar vazhdimisht delegacionet ndërkombëtare që të vizitojnë zonat palestineze në Bregun Perëndimor për tu informuar për situatën e palestinezëve.