Haaretz: Netanjahu është përgjegjës për fatkeqësinë që e goditi Izraelin
Gazeta sioniste “Haaretz” vuri në dukje dështimet e njëpasnjëshme të kryeministrit të Tel Avivit në menaxhimin e krizave dhe e cilësoi atë përgjegjës për fatkeqësinë që i ka rënë këtij regjimi.
Sipas raportit të agjencisë së lajmeve Fars, gazeta izraelite “Haaretz” shkroi në editorialin e saj sot, të dielën, më 8 tetor, se “Beniamin Netanjahu, kryeministri i kabinetit të regjimit sionist, është përgjegjës për fatkeqësinë që i ndodhi aktualisht Izraelit".
Sipas faqes së internetit të rrjetit Al-Mayadeen, kjo gazetë izraelite vuri në dukje se Netanjahu do të përpiqet të shpëtojë nga përgjegjësia e tij dhe të fajësojë komandantët e ushtrisë, forcat e sigurisë dhe strukturat e Shabak për këtë dështim të madh.
Gazeta izraelite "Haaretz" në vazhdim ka shkruar: “Kryeministri i regjimit sionist, i cili krenohet me përvojën e tij politike, kur krijoi një qeveri koalicioni dhe filloi plaçkitjen e territoreve; emëroi Bezalel Smotrich dhe Itamar Ben Gevir në poste të rëndësishme. Ai dështoi plotësisht në njohjen e rreziqeve që fshiheshin në Izrael. Politika e tij e jashtme ishte e tillë që ai shpërfillte qartë ekzistencën dhe të drejtat e palestinezëve".
Lëvizja e Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamasi) sulmoi territoret e pushtuara duke përfshirë Tel Avivin, Ashdodin dhe Ashkelonin me qindra raketa dje në mëngjes, të shtunë, 7 tetor. Në të njëjtën kohë me këtë sulm, forcat e rezistencës palestineze Hamas depërtuan në vendbanimet sioniste rreth Rripit të Gazës dhe kapën disa ushtarë sionistë dhe morën disa zona nën kontrollin e tyre.
Gazeta izraelite "Haaretz" raportoi të dielën në mëngjes pas mbledhjes së kabinetit të sigurisë në Tel Aviv, përfundimin e shpalljes së fazës së parë të operacionit ushtarak kundër Rripit të Gazës nga Netanjahu. Kryeministri i kabinetit të Tel Avivit kishte pranuar: "Ne po shkojmë drejt një lufte të gjatë dhe të vështirë".
Sipas statistikave të fundit dhe sipas raportit të ministrisë së shëndetësisë të regjimit sionist, në këto luftime janë vrarë më shumë se 330 sionistë. Numri i të plagosurve në këtë sulm ka arritur në 1864 izraelitë, 19 prej tyre janë në gjendje të rëndë, 326 në gjendje të rrezikshme dhe 359 në gjendje mesatare.