Hamasi bombardon aeroportin Ben-Gurion
(last modified Mon, 09 Oct 2023 08:12:29 GMT )
Tetor 09, 2023 10:12 Europe/Tirane
  • Hamasi bombardon aeroportin Ben-Gurion

Krahu ushtarak i Hamasit njoftoi se në përgjigje të krimeve të vazhdueshme të regjimit sionist dhe sulmeve ndaj zonave të banuara, lëshoi disa raketa kundër aeroportit Ben Gurion në Tel Aviv.

Brigadat Al-Kassem, krahu ushtarak i Hamasit, njoftuai se kishin lëshuar raketa drejt aeroportit Ben-Gurion në Tel Aviv. Al-Kassem njoftoi se këto raketa i lëshoi në përgjigje të krimeve të vazhdueshme të regjimit sionist dhe sulmeve ndaj zonave të banuara. Sipas reporterit të Al Jazeera, ushtria sioniste ka ndezur alarmin në qendër të territoreve të pushtuara. Agjencia Palestineze e Lajmeve Shahab thotë se Brigadat Ezzeddin al-Kassem, në përgjigje të krimeve të vazhdueshme të regjimit sionist dhe shënjestrimin e shtëpive të civilëve në Gaza, me dhjetëra raketa sulmuan aeroportin Ben Gurion në Tel Aviv. Radio Sioniste gjithashtu njoftoi valën e re të sulmeve me raketa të forcave të rezistencës nga Gaza drejt Tel Avivit dhe zonave qendrore të Palestinës së pushtuar. Sirenat e një sulmi raketor janë dëgjuar edhe në jug të Tel Avivit.