Shtohet numri i martirëve të sulmeve të regjimit sionist kundër palestinezëve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i149546-shtohet_numri_i_martirëve_të_sulmeve_të_regjimit_sionist_kundër_palestinezëve
Në sulmet e regjimit sionist kundër Rripit të Gazës dhe Bregut Perëndimore, deri më tani janë martirizuar 788 palestinezë që shumica e tyre janë gra dhe fëmijë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 10, 2023 12:13 Europe/Tirane
  • Shtohet numri i martirëve të sulmeve të regjimit sionist kundër palestinezëve

Në sulmet e regjimit sionist kundër Rripit të Gazës dhe Bregut Perëndimore, deri më tani janë martirizuar 788 palestinezë që shumica e tyre janë gra dhe fëmijë.

Kanali informativ Al Jazira njoftoi ar se Ministria e Shëndetësisë së Palestinës ditën e martë ka deklaruar se si pasojë e sulmeve të forcave ushtarake të regjimit sionist kundër Rripit të Gazës dhe Bregut Perëndimor, deri më tani numri i të vrarëve ka shkuar në 788 dhe numri i të plagosurve ka shkuar 4100 persona.

Me fillimin e ditës së katërt të operacionit "Stuhia Al-Aksa", ushtria e regjimit sionist pretendoi se ka marrë nën kontroll rajonin Ghalaf të Gazës.

Nga ana tjetër, ushtria e regjimit sionist ka publikuar listën e re të ushtarakëve dhe oficerëve të saj të vrarë në operacionin "Stuhia Al-Aksa" që sipas kësaj liste numri i ushtarakëve të vrarë izraelitë ka shkuar në 123 persona.

Ndërkohë që po rritet gjithnjë e më shumë vala e ikjes së sionistëve nga rajonet jugore dhe veriore të territoreve të pushtuara në drejtim të pjesës qendrore, është vështirësua edhe blerja e artikujve elementarë.

Gazeta izraelite "Times Israel" ka shkruar se ministria e luftës së regjimit sionist për të penguar ikjen e kolonëve sionistë nga kolonitë e paligjshme në veri të territoreve të pushtuara, ka deklaruar se nuk ka ndodhur asnjë ngjarje e sigurisë në këtë rajon.

Kanali 12 i televizionit të regjimit sionist ka deklaruar se nga rreth 1.600.000 sionistë me qëndrim në rajonin Xhelile në veri të territoreve të pushtuara, 75% e tyre kanë ikur nga ky rajon.

Në bazë të këtij raporti, në kolonitë sionist në afërsi me kufijtë e Libanit, rreth 90% e kolonëve sionistë kanë ikur nga shtëpitë e tyre dhe kanë shkuar në drejtim të pjesës jugore dhe në këtë rajon kanë mbetur vetëm forcat e sigurisë dhe forcat ushtarake.