Hanije: Stuhia Al-Aksa, një operacion tërësisht palestinez
Shefi i zyrës politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas), ka theksuar se operacioni "Stuhia Al-Aksa" është një operacion tërësisht palestinez, nga projektimi e deri te realizimi përfundimtar.
Lëvizja e Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) në mëngjesin e ditës së shtunës më 7 tetor, në kundërpërgjigje të krimeve sioniste, ka filluar operacionin "Stuhia Al-Aksa" dhe ka sulmuar territoret e pushtuara dhe kolonitë sionist duke përfshirë Tel Avivin, Ashdud dhe Askelon duke lëshuar me qindra raketa. Luftimet akoma po vazhdojnë dhe gjatë këtyre sulmeve janë vrarë mbi njëmijë sionistë.
Kanali televiziv Al-Xhazira njoftoi se Ismail Hanije, shefi i zyrës politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës, sot (të martën) deklaroi: "Operacioni Stuhia Al-Aksa është një operacion tërësisht palestinezë dhe që nga projektimi e deri te realizimi përfundimtar, është kryer nga forcat e rezistencës së Palestinës".
Shefi i zyrës politike të Hamas ka shtuar: "Krimet e egra dhe barbare të regjimit sionist kundër popullit të Palestinës në Gaza, tregojnë rezultatet e mëdha të operacioneve dhe goditjeve të forcave të Brigadave Al-Kasam dhe krahëve të tjerë të rezistencës palestineze".
Hanije duke theksuar faktin se armiku sionist do të paguajë çmim shumë të lartë për terrorizmin dhe krimet që po kryen, shtoi: "Ne i kemi informuar palët të cilët na kanë kontaktuar neve për çështjen e robërve të armikut dhe u kemi thënë atyre se kjo dosje nuk do të hapet para përfundimit të betejës".
Ismail Hanije duke folur për sulmet e gjera të rezistencës palestineze në territoret e pushtuara të Palestinës, ka thënë se kjo stuhi ka filluar nga Gaza dhe do të zgjerohet në të gjitha territoret palestineze.