Hamasi sulmon me raketa dy baza izraelite
Krahu i armatosur i lëvizjes së rezistencës palestineze Hamas, Brigadat Ezedin Kasam ka njoftuar se ka gjuajtur raketa në dy baza izraelite.
Në një njoftim të martën, Brigadat Ezedin Kasam tha se ka lëshuar raketa në territoret e pushtuara nga Izraeli, duke përfshirë vendbanimin sionist Sderot, si dhe bazat ushtarake Zikim dhe Raim. Më herët, grupi palestinez njoftoi se ka goditur me 120 raketa vendbanimet sioniste Ashdod dhe Ashkelon. Brigadat Ezedin Kasam nisën operacionin Stuhia Al-Aksa herët më 7 tetor 2023, në përgjigje të krimeve të kryera nga regjimi sionist kundër palestinezëve dhe inkursioneve të përsëritura në Xhaminë Al-Aksa. Ministri i Jashtëm i regjimit sionist, Eli Cohen, ka thënë se më shumë se 100 persona janë kapur rob nga Hamasi dhe janë dërguar në Gaza që nga e shtuna. Lëvizja palestineze e rezistencës Hamas theksoi se operacioni kundër Izraelit do të vazhdojë, ndërsa refuzoi çdo negociatë për robërit izraelitë për sa kohë që sulmet e regjimit në Rripin e rrethuar të Gazës vazhdojnë. Duke paralajmëruar se regjimi izraelit duhet të jetë gati të paguajë një çmim të lartë në këmbim të lirisë së robërve, zëdhënësi i Hamasit tha: "Çështja e të burgosurve është një çështje strategjike vendimtare me një trajektore të mirëpërcaktuar dhe pushtuesi do të mbartë në mënyrë të pashmangshme pasojat.”