Vazhdojnë bombardimet në Gaza nga ushtria sioniste
Avionët luftarak të regjimit sionist sot bombarduan 70 objektiva në lagjen Al-Tuffah të Gazës.
Forcat palestineze të rezistencës nga e shtuna e kësaj jave filluan një operacion të madh të quajtur Stuhia Al-Aksa, i cili ka rezultuar në vdekjen e më shumë se një mijë izraelitëve dhe plagosjen e më shumë se dy mijë të tjerëve. Sipas rrjetit Al Jazeera, avionët luftarak të regjimit sionist bombarduan 70 objektiva në qendër, jug, veri dhe lindje të Gazës. Sipas këtij raporti, avionët luftarak të regjimit sionist bombarduan edhe Bankën Islamike dhe një shtëpi banimi në kampin Al Brij në qendër të Gazës. Më herët Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se që nga fillimi i sulmeve të regjimit sionist në këtë rajon, numri i dëshmorëve palestinezë ka arritur në 900 persona.