A do ta ndihmojë Bregu Perëndimor Gazën apo jo?
Kanë kaluar disa ditë nga operacioni i befasishëm Stuhia Al-Aksa dhe regjimi sionist nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka kryer sulmeve të verbra në zonat e banuara dhe civile të Gazës për të shkaktuar sa më shumë viktima civile në mënyrë që të vendosë një ekuilibër ndaj viktimave njerëzore të shkaktuara ndaj këtij regjimi.
Ky regjim ka intensifikuar rrethimin e Gazës dhe ka ndërprerë ujin dhe ushqimin për më shumë se dy milionë banorë të këtij rajoni. Të tilla veprime sipas parimeve dhe ligjeve ndërkombëtare konsiderohen krime lufte. Si pasojë e sulmeve ajrore të regjimit sionist, rreth 5000 banorë të Gazës janë martirizuar apo plagosur, shumica dërrmuese e të cilëve janë civilë, veçanërisht fëmijë dhe gra dhe deri më tani në mesin e viktimave nuk janë identifikuar figura të njohura të anëtarëve të Hamasit apo grupeve të tjera të rezistencës. Një nga arsyet është se shumica e anëtarëve të kësaj lëvizjeje ose janë në vijën e parë të betejës në operacionin Stuhia al-Aksa, ose janë prapa vijës së frontit duke ofruar ndihmë dhe janë plotësisht të përgatitur për të sulmuar regjimin sionist. Prandaj, nëse është e mundur të vendoset një rekord në emër të regjimit sionist gjatë operacionit Stuhia Al-Aksa, është se ai me bombardime të rënda dhe duke hedhur më shumë se një mijë tonë bomba brenda tre ditëve, ka arritur të rrisë numrin e palestinezëve të plagosur në më shumë se 4000 persona të tejkalojë numrin e sionistëve të plagosur dhe në të njëjtën kohë ka bërë përpjekje të rrisë numrin e vdekjeve në radhët e palestinezëve që të tejkalojë numrin e sionistëve të vdekur. Megjithatë, regjimi sionist deri në këtë moment nuk ka mundur të kapë as edhe një forcë luftarake palestineze, ndërsa nga ana tjetër, duke kapur më shumë se 150 ushtarë izraelitë, Hamasi ka mundur të shënojë suksesin dhe fitoren më të madhe në historinë 75-vjeçare të përballjes me regjimin sionist. Një rekord të tillë nuk e kanë arritur as ushtritë arabe në luftërat e mëparshme me regjimin sionist. Vazhdimi i këtij procesi mund të çojë në vazhdimin dhe përshkallëzimin e luftës dhe madje edhe zgjerimin e perimetrit të tij edhe jashtë kufijve të Gazës. Sepse para kësaj, grupet e rezistencës, përfshirë Hezbollahun, kishin kërcënuar se nuk do të heshtin në rast të një sulmi tokësor të ushtrisë sioniste në Gaza dhe do të hynin në Palestinën e pushtuar nga veriu. Ata në praktikë kanë treguar se nuk bëjnë bllof dhe se do ta realizojnë kërcënimin e tyre. Në fakt kjo është një nga faktorët që e kanë bërë regjimin sionist të mos jetë në gjendje të nisë një luftë tokësore kundër Gazës, pavarësisht shpalljes së gjendjes së luftës dhe thirrjes së trupave rezervë. Disa nga grupet e rezistencës të pranishme në Bregun Perëndimor, si Erin al-Asvad, kanë shprehur solidaritet me grupet e rezistencës në Gaza dhe kanë deklaruar gatishmërinë e tyre për të hyrë në operacionin Stuhia Al-Aksa. Në një situatë të tillë, nëse këto grupe shohin se regjimi sionist, në vend të një sulmi ushtarak në shkallë të gjerë ndaj Gazës, angazhohet në masakrimin e civilëve në Gaza dhe shton çdo ditë numrin e viktimave palestineze, atëherë ata do të ndërmarrin sërish veprime kundër këtij regjimi. Nisur nga kjo, ekziston mundësia e nisjes së një operacion të ri në Bregun Perëndimor, sepse populli dhe grupet e rezistencës në Gaza sa herë që shohin se regjimi sionist po shtrëngon hapësirën mbi banorët e Bregut Perëndimor dhe nis sulmet në Xhaminë Al-Aksa, ata përpiqen menjëherë të heqin presionin nga supet e banorëve të Bregut Perëndimor duke nisur sulmet e tyre dhe tani që presionet dhe sulmet e regjimit sionist janë fokusuar në Gaza, pritet dhe ekziston mundësia që njerëzit dhe grupet e rezistencës në Bregun Perëndimor të bëjnë të njëjtën gjë dhe t'u vijnë në ndihmë banorëve të Gazës.