Hamasi: Ne i trajtojmë mirë të burgosurit sionistë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i149590-hamasi_ne_i_trajtojmë_mirë_të_burgosurit_sionistë
Një nga liderët e lëvizjes Hamas tha: Palestinezët i trajtojnë të burgosurit sionistë me humanizëm të plotë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 11, 2023 06:19 Europe/Tirane
  • Hamasi: Ne i trajtojmë mirë të burgosurit sionistë

Një nga liderët e lëvizjes Hamas tha: Palestinezët i trajtojnë të burgosurit sionistë me humanizëm të plotë.

Sipas kanalit televiziv Al Jazeera, një nga krerët e Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) deklaroi: Kriminelët e vërtetë, duart e të cilëve janë të lyer me gjak, janë pushtuesit sionistë që falsifikojnë faktet, ndërkohë që rezistenca palestineze i trajton të burgosurit sionistë plotësisht me humanizëm. Në përgjigje të akuzave të sionistëve dhe aleatëve të tij për trajtimin çnjerëzor të të burgosurve, ky zyrtar i Hamasit theksoi: Rezistenca nuk ekzekuton apo torturon të burgosurit izraelitë. Ky anëtar i Hamasit sqaroi se forcat okupatore sioniste nuk mund të sulmojnë Gazën nga toka sepse kanë frikë nga pronarët palestinezë të këtyre tokave. Ky zyrtar palestinez theksoi: Ne llogaritjet nuk i bëjmë duke u mbështetur tek sundimtarët arabë, por në lëvizjen e popullit të gjallë arab që është ngritur në mbështetje të çështjes palestineze.  Ky anëtar i Hamasit tha se rezistencës nuk i vjen keq për kryerjen e operacionit Stuhia Al-Aksa, sepse qëllimi i rezistencës dhe popullit palestinez është çlirimi i kësaj toke. Në të njëjtën kohë, palestinezët marshuan dhe demonstruan në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor për të mbështetur Rripin e Gazës dhe operacionet e grupeve të rezistencës kundër regjimit sionist. Nga e shtuna, më 7 tetor 2023, forcat palestineze të rezistencës nisën një operacion gjithëpërfshirës dhe unik të quajtur “Stuhia Al-Aksa” nga Gaza kundër pozicioneve të regjimit sionist në territoret e pushtuara. Me fillimin e operacioneve dhe sulmeve të forcave palestineze të rezistencës, në vetëm 20 minuta u hodhën 5000 raketa drejt pozicioneve sioniste dhe në të njëjtën kohë, parashutistët e Hamasit fluturuan mbi territoret e pushtuara duke i bërë qiejt e pushtuesve  më të pasigurt se kurrë ndonjëherë.