Gazetarët po vriten në bombardimet e sionistëve në perëndim të Gazës
Gazetarët palestinezë në intervistë me kanalin CGTN, kanë raportuar për gjendjen kritike që po mbretëron në perëndim të Gazës dhe gazetarët po raportojnë nën bombardimet e sionistëve.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se kanali informativ CGTN ka zhvilluar intervistë ekskluzive me gazetarët palestinezë të cilët po bombardohen nga ushtria sioniste për të penguar mbulimin informativ të luftës dhe informimin e opinionit publik të botës për atë që po ndodhë në Gaza.
Njëri prej këtyre gazetarëve në përshkrimin e gjendjes në terren në Rripin e Gazës, ka thënë: "Mbledhja e gazetarëve në rrugë ishte bërë për mbulim informativ të ngjarjeve. Unë pyeta për kolegun tim "Sa'id" dhe e kuptova se ai kishte shkuar para për të kryer misionin e gazetarisë. U mundova ta gjej atë derisa forcat e mbrojtjes civile më thanë se trupi i tij ka mbetur i vdekur në rrugë".
Një gazetar tjetër tha në lidhje me këtë: “Regjimi pushtues sionist mendon se mund të fshehin të vërtetën dhe të pengojnë mesazhin e gazetarëve palestinezë, që është mesazhi i së vërtetës, të arrijë në opinionin publik të botës duke përdorur mjete vrasëse kundër gazetarëve. Pavarësisht çmimit të rëndë që paguajnë gazetarët palestinezë, ata nuk pranojnë të heqin dorë nga misioni i tyre sepse kanë një mesazh profesional dhe një detyrë kombëtare".
Një gazetar tjetër tha për situatën në Gazën Perëndimore: “Edhe pse interneti dhe rrjetet e komunikimit janë ndërprerë për shkak të bombardimeve, ne si gazetarë vazhdojmë të mbulojmë lajmet dhe të zbulojmë veprimet kriminale të pushtuesve para botës, në mënyrë që komuniteti ndërkombëtar të ushtrojë presion mbi pushtuesit për ta ndalur këtë luftë".
Situata në Rripin e Gazës është aq e rëndë saqë burimet e lajmeve njoftuan të hënën në mbrëmje se regjimi sionist ka ndërprerë plotësisht furnizimin me ujë për palestinezët në Rripin e Gazës. Yoav Gallant, ministri i luftës i regjimit sionist, shpalli urdhrin e tij për bllokimin e plotë të rajonit të Gazës dhe tha se sipas urdhrit të tij, në këtë zonë nuk duhet të hyjë ujë, energji elektrike apo karburant. Sot, burime të mediave ndërkombëtare kanë raportuar nga Rripi i Gazës se karburanti i nevojshëm për të vetmin termocentral në rajonin e rrethuar palestinez po mbaron.
Paralajmërimi për mbarimin e karburantit për impiantin e vetëm të furnizimit me energji elektrike në Rripin e Gazës është ngritur ndërsa pas operacionit "Stuhia Al-Aksa", vazhdojnë sulmet ajrore dhe bombardimet intensive të kësaj zone nën rrethimin palestinez nga regjimi sionist.
Autoritetet e regjimit sionist, në linjë me përshkallëzimin e gjithanshëm të presionit ndaj palestinezëve, njoftuan se ky regjim ka mbyllur plotësisht kufirin e Rafahut dhe nuk do të lejojë më hyrjen e autokolonave me ushqime dhe ndihma humanitare në Gaza. Kjo situatë e ka vënë Rripin e Gazës dhe civilët e saj në prag të një tragjedie njerëzore.