Xhihadi Islamik rifillon gjuajtjen me raketa në Tel Aviv
Brigadat Al-Kuds, dega ushtarake e Xhihadit Islamik Palestinez, ka rifilluar hedhjen e raketave në Tel Aviv dhe disa vendbanime të tjera izraelite.
Burimet palestineze raportuan sulme të reja me raketa nga Brigadat Al-Kuds në Tel Aviv, Ashdod, Ashkelon dhe vendbanime të tjera sioniste pranë kufirit të Rripit të Gazës.
Më herët, Brigadat Al-Aksa, krahu i armatosur i Xhihadit Islamik, njoftuan se po merrnin vendimin për të sulmuar thellësitë e regjimit sionist si hakmarrje për sulmet izraelite kundër civilëve në Gaza. Për më tepër, kanali libanez Al-Mayadin raportoi tingujt e sirenave paralajmëruese në Ashkelon dhe Sderot, por edhe në kolonitë Kibbutz Nirim dhe Nir Am.
Mediat izraelite raportuan se sirenat e alarmit u dëgjuan edhe në zonat veriore të Palestinës së pushtuar pranë kufirit me Libanin, për shkak të rrezikut të infiltrimit.
Televizioni izraelit Channel 12 vlerësoi se të paktën 15 paraglaiderë ishin infiltruar brenda Palestinës së pushtuar duke kaluar kufirin libanez. Kanali Al-Jazeera raportoi se avionët luftarakë dhe vëzhgues të regjimit sionist më pas fluturuan mbi kufirin e Palestinës së pushtuar me Libanin.