Aeroporti Ben Gurion goditet nga raketat e Rezistencës Palestineze
Si pjesë e operacionit "Stuhia Al-Aksa", luftëtarët e Rezistencës Palestineze shënjestruan disa zona në Tel Aviv të mërkurën, më 11 tetor, duke përfshirë Aeroportin Ndërkombëtar Ben Gurion, raportuan burimet izraelite duke bërë të ditur se në Tel Aviv janë dëgjuar disa shpërthime të forta.
Pas sulmeve me raketa nga luftëtarët palestinezë, sirenat paralajmëruese u dëgjuan në zonat e Tel Avivit dhe në zonat pranë aeroportit Ben Gurion, sipas burimeve të lajmeve. Pesë ditë më parë, Hamasi nisi Operacionin Stuhia Al-Aksa, operacioni më i madh ushtarak i kryer nga grupet e Rezistencës Palestineze kundër entitetit sionist.
Pesë ditë më parë, Hamasi nisi Operacionin Stuhia Al-Aksa, operacioni më i madh ushtarak i kryer nga grupet e Rezistencës Palestineze kundër entitetit sionist. Mediat izraelite raportojnë se më shumë se 1200 kolonë dhe ushtarë izraelitë u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën.
Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se të paktën 1,055 njerëz u vranë në Rripin e Gazës dhe 5,184 të tjerë u plagosën gjatë sulmeve izraelite në Rripin e Gazës për pesë ditë rresht, duke theksuar se 60% e viktimave ishin fëmijë dhe gra.