Situata e rëndë e spitaleve në Rripin e Gazës
Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se spitalet janë të mbushur me kapacitetin e plotë dhe të plagosurit dhe të sëmurët po flenë në dysheme.
Sipas agjencisë së lajmeve Shahab, Ministria e Shëndetësisë e Rripit të Gazës të enjten duke iu referuar plotësimit të kapaciteteve të spitaleve në rajon, tha se barnat, pajisjet mjekësore dhe karburantet po mbarojnë. Ministria e Shëndetësisë së Gazës deklaroi se shërbimet shëndetësore dhe mjekësore kanë hyrë në një fazë kritike pasi ilaçet, pajisjet mjekësore dhe karburantet po mbarojnë. Në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës thuhet se situata shëndetësore nuk mund të tolerojë heshtjen dhe duhet të merren masa të menjëhershme për kalimin e sigurt të pajisjeve mjekësore dhe transferimin e të lënduarve. Ministria e Shëndetësisë e Gazës duke deklaruar se shëndetësia në Gaza është në rrezik serioz ka theksuar se sionistët kanë ndërprerë energjinë elektrike në këtë zonë dhe kanë penguar hyrjen e karburanteve. Pushtuesit i kanë privuar spitalet e Gazës nga uji, përfshirë spitalin evropian. Ministria shtoi se 51 palestinezë ranë dëshmorë dhe 281 persona u plagosën në orën e fundit për shkak të sulmeve kriminale të regjimit sionist në zonat Sabra, El-Zitoun, Al-Nafq dhe Tal-al-Haëa në Rripin e Gazës. Yoav Galant, Ministri i Luftës i Tel Avivit, ka urdhëruar një bllokadë të plotë kundër Rripit të Gazës, duke ndaluar hyrjen e çdo ushqimi, ilaçi, karburanti, energjie elektrike dhe madje edhe të ujit në këtë zonë.