Regjimi sulmon aeroportin e Damaskut dhe Alepos
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i149652-regjimi_sulmon_aeroportin_e_damaskut_dhe_alepos
Burimet informative kanë njoftuar për sulmin e regjimit sionist në aeroportin e Damaskut dhe Alepos në Siri.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 12, 2023 17:47 Europe/Tirane
  • Regjimi sulmon aeroportin e Damaskut dhe Alepos

Burimet informative kanë njoftuar për sulmin e regjimit sionist në aeroportin e Damaskut dhe Alepos në Siri.

Regjimi sionist gjithmonë në mbështetje të terroristëve, ka sulmuar pozicionet e ushtrisë dhe infrastrukturën e Sirisë.

Kanali informativ Al-Mejadin njoftoi se sot (të enjten) regjimi sionist ka sulmuar aeroportin e Damaskut dhe aeroportin e Alepos ku si pasojë e këtyre sulmeve janë dëmtuar pistat e këtyre aeroporteve.

Agjencia e lajmeve Sputnik duke cituar burime të sigurisë së Sirisë, njoftoi se forcat kundërajrore të ushtrisë së Sirisë kanë neutralizuar sulmin e regjimit sionist në rrethinën e aeroportit të Damaskut.

Sipas këtij burimi, sulmi ndaj aeroportit të Damaskut ka ndodhur njëkohësisht me një sulm të ngjashëm ndaj aeroportit të Alepos.

Kjo është në kohën kur operacioni "Stuhia Al-Aksa" i cili ka filluar ditën e shtunë, tani ka hyrë në ditën e gjashtë të tij dhe regjimi sionist për shkak të krizës me të cilën po përballet në luftën me rezistencën e Palestinës, po vazhdon të sulmojë zona dhe objektiva civile në Rripin e Gazës ku si pasojë deri më tani janë vrarë mbi 1400 civilë palestinezë dhe janë plagosur mbi 6000.