Batalionet Al-Qassam qëlluan me raketa një bazë ushtarake sioniste
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i149668-batalionet_al_qassam_qëlluan_me_raketa_një_bazë_ushtarake_sioniste
Batalionet e martirëve “Ezzeddin al-Qassam” dega ushtarake e lëvizjes Hamas njoftuan se me disa raketa goditën një bazë ushtarake të regjimit sionist në afërsi të Rripit të Gazës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 12, 2023 16:21 Europe/Tirane
  • Batalionet Al-Qassam qëlluan me raketa një bazë ushtarake sioniste

Batalionet e martirëve “Ezzeddin al-Qassam” dega ushtarake e lëvizjes Hamas njoftuan se me disa raketa goditën një bazë ushtarake të regjimit sionist në afërsi të Rripit të Gazës.

Brigadat Al-Qassam të enjten njoftuan se baza sioniste "Raim" në zonën Sheath të Gazës u bombardua me raketa. Brigadat Al-Qassam gjithashtu njoftuan se me sulme me raketa kanë vënë në shënjestër vendbanimin sionist "Sadirut", në të cilat plagosën dhjetëra sionistë.  Lidhur me këtë, “Alon Davidi”, kryebashkiaku i qytetit Sadirut, kritikoi kabinetin e regjimit sionist dhe tha se kryeministri i këtij regjimi, “Beniamin Netanjahu”, kërkon një mënyrë për të dëbuar kolonët. Në të njëjtën kohë me këtë operacion, mediat palestineze njoftuan edhe sulmet e bombarduesve të regjimit sionist në zona të ndryshme të Rripit të Gazës dhe tha se ata kishin sulmuar hyrjen e Beit Hanounit. Ushtria sioniste gjithashtu shënjestroi edhe perëndim të qytetit Rafah në Rripin e Gazës dhe këto sulme çuan në shkatërrimin e shtëpive të civilëve. Në të njëjtën kohë me vazhdimin e sulmeve brutale të regjimit sionist në Rripin e Gazës dhe vazhdimin e rrethimit të plotë të tij, Ministria e Shëndetësisë e Gazës theksoi se si pasojë e sulmeve të vazhdueshme nuk është në gjendje të numërojë numrin e martirëve. Ajo që po ndodh në Gaza është një vrasje masive e vërtetë që nuk përjashton askënd. Në lidhje me këtë, Ministria e Shëndetësisë së Gazës njoftoi:  Sistemi shëndetësor i Gazës është përballur me probleme të shumta për shkak të vazhdimit të rrethimit të gjithanshëm nga sionistët. Regjimi sionist, i cili është befasuar në fushën e betejës me rezistencën palestineze dhe ka pësuar një disfatë të turpshme në ditët e fundit, me një akt çnjerëzor mbylli të gjitha kalimet e Gazës për të detyruar rezistencën palestineze që të ndalojë operacionin e guximshëm "Stuhia Al-Aksa”.  Kanë kaluar gjashtë ditë nga fillimi i sulmit të Hamasit në territoret e pushtuara i cili ka lëshuar rreth 5 mijë raketa. Sipas statistikave të shpallura, gjatë kësaj periudhe u vranë më shumë se 1300 izraelitë. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe ranë dëshmorë 1203 palestinezë dhe mijëra të tjerë u plagosën.