Ushtria Sioniste: Ne hodhëm 4 mijë ton bomba në Gaza
Zëdhënësi i ushtrisë së regjimit sionist tha se që nga fillimi i luftës (Operacioni Stuhia Al-Aksa), në gjashtë ditët e fundit mbi katër mijë tonë bomba janë hedhur mbi banorët e Gazës.
Zëdhënësi i ushtrisë së regjimit sionist të enjten ka thënë se forcat ajrore të këtij regjimi në gjashtë ditët e fundit mbi banorët e Gazës kanë hedhur rreth 6000 bomba me peshë 4000 tonë. Pa përmendur bombardimin e qindra shtëpive të banimit dhe vrasjen e grave dhe fëmijëve të pambrojtur, zëdhënësi i ushtrisë izraelite tha se gjatë kësaj periudhe janë shënjestruar më shumë se 3600 pika, duke përfshirë qendrat komanduese, menaxhimin dhe infrastrukturën e Hamasit. Ministria e Shëndetësisë palestineze njoftoi se gjysma e dëshmorëve ishin gra dhe fëmijë palestinezë. Deri më tani në Gaza kanë rënë dëshmorë 447 fëmijë dhe 248 gra. 10 persona që punonin në reparte spitalore dhe mjekësore kanë mbetur të martirizuar si pasojë e këtyre sulmeve.