Vriten dy anëtarë të Shabakut rreth Rripit të Gazës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i149686-vriten_dy_anëtarë_të_shabakut_rreth_rripit_të_gazës
Organizata sioniste e Inteligjencës dhe Sigurisë njoftoi vdekjen e dy anëtarëve të kësaj organizate gjatë operacionit Stuhia Al-Aksa në vendbanimet izraelite rreth Rripit të Gazës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 13, 2023 06:24 Europe/Tirane
  • Vriten dy anëtarë të Shabakut rreth Rripit të Gazës

Organizata sioniste e Inteligjencës dhe Sigurisë njoftoi vdekjen e dy anëtarëve të kësaj organizate gjatë operacionit Stuhia Al-Aksa në vendbanimet izraelite rreth Rripit të Gazës.

Pas operacionit të së shtunës (7 tetor) të degës ushtarake të Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) kundër regjimit pushtues të Kodsit, i njohur si "Stuhia Al-Aksa", regjimi sionist sulmoi Rripin e Gazës dhe këto sulme vazhdojnë ende. Sipas agjencisë së lajmeve Sama, Organizata e Inteligjencës dhe Sigurisë së regjimit sionist (Shabak) njoftoi se gjatë konfliktit mes forcave të kësaj organizate dhe forcave palestineze të rezistencës në vendbanimet izraelite rreth Rripit të Gazës, janë vrarë dy elementë të kësaj organizate. Shabak më herët kishte raportuar se pesë oficerë të inteligjencës të kësaj organizate u vranë gjatë një sulmi të forcave të Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) ndaj vendbanimeve sioniste rreth Rripit të Gazës.  Në ditën e gjashtë të operacionit të forcave të rezistencës të njohur si “Stuhia Al-Aksa”, ushtria sioniste njoftoi rritjen e numrit të viktimave në mesin e forcave të saj. Ushtria sioniste njoftoi se numri i ushtarëve të vdekur ka arritur në 247 persona. Më herët statistikat e viktimave sioniste ishin 220 persona.